Meta dekreton ‘Sigurimet shoqërore për sportistët’: Njohje e së drejtës për të përfituar pension të posaçëm

Meta dekreton ‘Sigurimet shoqërore për sportistët’: Njohje e së drejtës për të përfituar pension të posaçëm

19:42, 04/06/2020
A+ Aa A-

Institucioni i Presidencës së Republikës, bën me dije se ka miratuar ligjin për një shtesë ‘Për sigurimet në Republikën e Shqipërisë’.

Presidenti Meta e konsideron këtë nismë si ‘një rritje të vlerësimit të kontributit të dhënë ndër vite nga sportistët, duke u njohur të drejtën për të përfituar pension të posaçëm.’

‘Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 65/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Presidenti Meta mbështet këtë nismë që synon rritjen e vlerësimit të kontributit të dhënë ndër vite nga sportistët, duke u njohur të drejtën për të përfituar pension të posaçëm.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco