FOTO/ Analisti publikon hartën se si ndahet Kosova: Ja pse u rrëzua qeveria 'Kurti'

FOTO/ Analisti publikon hartën se si ndahet Kosova: Ja pse u rrëzua qeveria 'Kurti'

18:44, 04/06/2020

Analisti dhe njohësi i çështjeve në Kosovë dhe rajon, Enver Bytyçi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë publike hartën, e cila sipas tij, shenjon ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, rrëzimi i qeverisë Kurti u bë pikërisht për të realizuar këtë projekt.

"Kjo hartë është dëshmia e arsyes pse ra një qeveri dhe pse u formua një qeveri tjetër!", shkruan Bytyçi.

Qeveria Hoti, që mori ditën e djeshme "Ok"-in në parlament, është akuzuar jo pak herë për një marrëveshje me Beogradin për copëtimin e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironsi/gjermani07/06/2020 13:27

Une nuk e di se sa te verteta jane keto zhgaravina qe ju po i quani harta te pazareve qe me demek VV i Kosoves do ti kishte ndaluar. Me sa kuptoj une levizje apo zhvendosje apo ndryshime te kufijve nuk ka politikan shqiptar qe e realizon dot per arsyen e thjeshte se nuk ka ardhur ajo dite dhe nuk kane lindur akoma ata burra qe mund te belbezojne nje rrokje ne ate drejtim. Por e gjithe kjo zhurme mediatike po behet gjoja per te ndihmuar VV te vije ne pushtet me ndihmen e perhapjes se panikut me ceshtje territoriale qe nuk qendrojne fare. E verteta eshte se kjo zhurme eshte nje bumerang qe do tiu kthehet pikerisht atyre qe e kane filluar ate e qe ne fund do te dalin si mashtrues te popullit per qellime propagandistike zgjedhore.

Gimi04/06/2020 20:11

Po Haradinaj si do veproj?Do pranoj këtë gjë apo do krijojë krizë qeveritare?Të shohim.

Shto koment

Denonco