Përdhunimi i 15-vjeçares/ Grida Duma i bashkohet mijëra qytetarëve në marshim

Përdhunimi i 15-vjeçares/ Grida Duma i bashkohet mijëra qytetarëve në marshim

17:40, 04/06/2020

Dhjetëra qytetarë në Tiranë kanë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit “Nënë Tereza” pas lajmit që ka tronditur opinionin publik për përdhunimin e 15-vjeçares në Babrru.

“Për fëmijërinë e vjedhur”, “Mbroni vajzat, jo pedofilët’, “Pse nuk raportojmë”, “Marshoj për vajzën dhe mbesat e mia” ishin disa prej pankartave që mbanin protestuesit në duar.

Protestës i është bashkuar edhe ish-deputetja e PD, Grida Duma, ndërsa nuk kanë munguar edhe emra të njohur të shoqërisë civile, gazetarë dhe artistë.

“Në mbështetje të nismës për reagim ndaj çdo forme të dhunimit dhe abuzimit! #mos hesht! Turp është të heshtësh! Reago! Më ke mbështetje!”, shkruan Duma.

Marshimi nisi në sheshin "Nënë Tereza", ndërsa më pas u ndal te kryeministria e më pas te Ministria e Arsimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco