Ish-deputeti ironi me ministren/ Ogerta thellon 'sukseset' e infektimit nga Covid-19

Ish-deputeti ironi me ministren/ Ogerta thellon 'sukseset' e infektimit nga Covid-19

16:28, 04/06/2020
A+ Aa A-

Thellohen “sukseset” e ministres së Shëndetësisë në injorimin e infektimit të personelit shëndetësor nga virusi Covid.

Kështu e nis reagimin e tij të rradhës ish-deputeti demokrat Bardh Spahia.

Sipas ish zv/ministrit të Shëndetësisë, në qendrën shëndetësore nr.9 në kryeqytet edhe pse ka patur staf të infektuar janë ndalur testimet.

Reagimi i Spahisë:

OGERTA THELLON “SUKSESET“ E INFEKTIMIT NGA COVID-19

Thellohen “sukseset” e ministres së Shëndetësisë në injorimin e infektimit të personelit shëndetësor nga virusi Covid. Tek vatra e identifikuar në Qendrën Shëndetësore nr.9 nuk po kryhen më testime, pavarësisht 6 rasteve të pranuara pozitive me Covid, mjekë e infermierë. Ogerta nuk e vret mendjen, se cfarë u ndodh pacientëve që shkojnë cdo ditë në këtë qendër për probleme të ndryshme shëndetësore.

“Suksesi“ ka vazhduar në kryeqytet me dy punonjës të tatimeve që kanë rezultuar pozitivë dhe 2 punonjës tek Ujësjellësi. Kurse një rast i ri infektimi në Call Center, tregon se shmangia e pagës së luftës për bizneset kolektive ishte më e rëndësishme, se siguria shëndetësore e punonjësve!

Trajtimi i kësaj pandemie me llogari të ngushta politike ishte një strategji e menduar e jo padije nga ministria e shëndetësisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco