Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Meta telefonatë me Presidenten e Gjeorgjisë: Mbështesim aspiratat euroatlantike të vendit tuaj

Meta telefonatë me Presidenten e Gjeorgjisë: Mbështesim aspiratat euroatlantike të vendit tuaj

16:11, 04/06/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Gjeorgjisë, Sh.S.Znj. Salome Zourabichvili. Gjatë bisedës Presidenti Meta ka vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve si edhe ka shprehur mbështetjen e tij dhe të Shqipërisë për aspiratat euroatlantike të Gjeorgjisë.

‘Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Gjeorgjisë, Sh.S.Znj. Salome Zourabichvili.

Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria mbështet aspiratat euroatlantike të Gjeorgjisë dhe përgëzoi Tbilisin për kontributin thelbësor në operacionet dhe misionet e Aleancës.

"Marr?dh?niet Shqipëri-Gjeorgji konsiderohen shumë të mira, - theksoi Kreu i Shtetit, "ndërkohë që ka vend për gjallërimin e tyre në të gjitha fushat me interes reciprok, si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu dhe në ato shumëpalëshe".

U shpreh gjithashtu interesi për bashkërendimin e përpjekjeve për të nxitur zhvillimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, si dhe në fushën e turizmit, ndërmjet dy vendeve.

Presidenti Meta rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje t? integritetit territorial dhe sovranitetit të Gjeorgjis?.

Të dy Presidentët ndanë informacione rreth situatës së pandemisë COVID-19, si dhe qasjeve për lehtësimin e masave shtrënguese që do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë dhe rifillimit të jetës normale në të dy vendet respektive.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco