“Dhelpra, monstra me fytyra njeriu”/ Rama degjeneron deputetet socialiste që kritikuan qeverinë

“Dhelpra, monstra me fytyra njeriu”/ Rama degjeneron deputetet socialiste që kritikuan qeverinë

15:00, 04/06/2020

Një deklaratë e deputetes së  Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, e bërë në një mbledhjen e “Aleancës së grave deputete” në Kuvend, për çështjen e bujshme të përdhunimit të 15-vjeçares në Babrru, duket se ka ngjallur një tërbim të paprecedent te Edi Rama.

Kodheli, por edhe deputetet Vasilika Hysi, Elona Gjebrea si dhe zv. ministrja, Romina Kuko që ishte e pranishme në këtë mbledhje, kanë ngritur shqetësimin dhe tonet për rasti e rëndë të përdhunimit të 15-vjeçares në Babrru.

Të gjitha në të njëjtën linjë kanë ngritur zërin, se ky fenomen në shkolla po përhapet në mënyrë shqetësuese dhe niveli i mësuesve që janë rekurtuar në shkollat shqiptare është katastrofik në çdo pikëpamje. Me rastin e skandalit të 15-vjeçares është  kërkuar përgjegjësi, te institucioni përgjegjës për këtë situatë i cili drejtohet nga e përkëdhelura e Edi Ramës, Besa Shahini. Pas kësaj. veçanërisht ndaj Kodhelit, ka nisur një kryqëzatë në rrjetet sociale dhe në mediat e kontrolluara nga Rilindja.

“Dikur ne mësuesit i konsideronim si prindërit tanë të dytë, të ka marrë në telefon prindi, të paktën unë i takoj asaj gjenerate, dhe mësuesja merrte në telefon dhe thoshte se pse ka munguar fëmija. Por sot zysha tona e kanë mendjen për të bërë të tjera punë, nuk të del koha të jesh edhe zyshë të bësh ditarin tërë ditën, të lysh edhe flokët, sytë buzët, vetulla me funde e minifunde. Zysha tona kanë qenë të pamartuara dikur por sot s’merret vesh se kush është bërë zyshë. Do ta marrim këtë situatë në dorë apo do flasim”, ka denoncuar Kodheli.

Por menjëherë kjo deklaratë e ish-ministres së Mbrojtjes, me urdhër direkt të Edi Ramës, u fshi nga  faqja e Parlamentit kurse video e mbledhjes është ri publikuar sërish, por duke censuruar Mimi Kodhelin dhe deputetet e tjera socialiste kritike.

Duket kjo ka qenë edhe arsyeja që në seancën e sotme kryeministri, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim të ashpër dhe ka sulmuar edhe deputetët e vetë, edhe pse nuk ka përmendur emra të përveçëm. Duke iu drejtuar të gjithë politikanëve, të majtë e të djathtë, kreu i qeverisë ka marrë në mbrojtje ministren Besa Shahini dhe ka sulmuar me një fjalor të ashpër kritikët e saj.

“U kalua në abuzim që nuk është në nivelin e dhunimit trupor, por në dhunimin e një populli, pavarësisht cfarë janë, deputete, etj, dhe që e marrin viktimën dhe e bëjnë mish për topat e tyre. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Atë viktimë, që gjënë më të rëndësishme dhe kërkesën themelore që ka është më ruani anonimitetin. Ata e marirn dhe e përplasin mur më mur, ekran më ekran, portal më portal, sic përplasen oktapodët, që i bëjnë petë fare. Kjo është fatkeqësi, të shikosh se si një viktimë e dhunës, një e mitur, përdoret në këtë far feje.

Me lot të sinqerta apo me lot krokodili, nuk kam dyshim që disa prej atyre që folën vuajnë vërtet, por në fakt kur dhunon, dhunon, kur vret, vret.

Po ju them të gjithë atyre që kanë folur për këtë temë, e kanë marrë viktimën dhe e kanë kthyer në shkop për t’i rënë të tjerëve, që jeni ridhunues të asaj fatkeqeje. E keni ridhunuar dhe nga ana tjetër, nuk besoj një sekond të vetme se ata që dhunojnë publikisht ministren e Arsimit, një grua, dhe që flasin për të drejtat e grave, e kanë hall të vërtetë këtë. Nuk mund të mbrosh një viktimë të abuzimit, duke abuzuar dikë tjetër. Është e pamundur, nuk funksionon. Kisha Katolike Botërore ka hyrë prej vitesh në një process të tmerrshëm të përballjes me pedofilinë. Kardinalë, peshkopë të të gjitha niveleve të përfshirë në skandale ekstreme seksuale dhe shfrytëzimi të pedofilisë.

Jam i bindur se askush nuk ka shkuar të qajë hallet me të, nga këta që flasin. Me paturpësinë më të madhe, lloj lloj cakejsh, dhelprash, monstrash, me fytyrë njeriu, e sulmojnë. Ata duan që ministrja e Arsimit të bëjë krim, të dalë e të merret me rastin konkret në publik. Ka një sërë rastesh që ka ndodhur kështu. Abuzuesit janë për fat të keq prindërit e tyre, të afërmit apo mësuesit. Prandaj këto krime janë shumë të vështira për t’u kapur, por nëse kthehen kështu sic është kthyer nga politikanët, do të kemi zero denoncime. Kjo është t’i thuash të gjithë atyre që janë objekt i ngacmimeve ‘mos guxo të denoncosh, se do bëhesh personazhi i gjithë luftës, që zhvillohet në këtë vend për arsye që s’ka lidhje fare me ty’”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

pa emer06/06/2020 23:18

po ti pse u bere katolik kurt kisha katolike paska qene kaq e degjeneruar?

Didi04/06/2020 20:11

Kaq i lig te jete ky njeri.I fyen deputetet se folen per te verteten.

Emigrant 04/06/2020 17:34

Ate vajzen e soros ti o pleh e mbron edhe çunakun caka klysh sorosi ,edhe ti m,,t sorosi je. Kur dhe kush do çliroj Shqiperin nga plehrat. I kan kall friken popullit me ca ambasador leshi te pa besuar dhe sherbetore te Qeveris korruptuar e kriminale

kristaq04/06/2020 17:11

Nese nuk do te ishte bere kaq o madhe ceshtja o z.Kryeminister, ai roja do vazhdonte ta perdhunonte dhe ti shperndante videot vajzes se shkrete.

Shkreli - keshilltari mbjelljes se qimeve 04/06/2020 16:17

Ne fakt Mrika gjenetikisht eshte dhelper. Pa çka se Gramozi kur e shaloi Mriken doggy-style, spyeti nese dhelpra mund te behet deputete. Big time!

Dibra04/06/2020 16:10

Me mire disa BL ti shan ne nenen sa sa ne Baba mut Rama

Shto koment

Denonco