Tatimet mohojnë furtunën e shkarkimeve, del dëshmia: Unë jam një prej atyre!

Tatimet mohojnë furtunën e shkarkimeve, del dëshmia: Unë jam një prej atyre!

12:53, 04/06/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot, shkarkimin e 80 punonjësve tatimorë gjatë periudhës kur vendi ishte në karantinë, shkarkim në masë nuk është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Pasi mediat e kanë zbuluar këtë fakt, Berisha ka sjellë sot edhe dëshminë e një viktime të kësaj furtune mbi inspektorët, të një punonjësi me përvojë 10-vjeçare, që është detyruar t’i futet rrugës gjyqësore për t’u rikthyer në detyrë: “80 punonjës pushohen nga puna gjatë karantinës! Lexoni mesazhin e punonjësit dixhital,” shkruan Berisha në Fb.

Përshëndetje z. Berisha!

Duke marre shkas nga publikimet e disa portaleve sot mbasdite lidhur me largimin e 80 inspektorëve të Drejtorisë së Tatimeve, është një lajm i vërtetë, pasi unë jam një prej të larguarve.

Marr shkas t’ju shkruaj pasi ky lajm është mohuar nga Drejtoria e Tatimeve si i pavërtetë. Ne jemi shkarkuar pa asnjë motivacion, thjesht për arsye ristrukturumi. Kjo ka ndodhur para një muaji gjatë karantinës. Një pjesë e të larguarve jemi me një eksperiencë mbi 10 vite pune.

Do t’ju lutem që ta bëni publik këtë lajme pasi është shumë e padrejtë e gjithë kjo që po ndodh. Ju lutem të jetë anonim, pasi jam në proces gjyqësor.

Ju uroj shëndet e gjithë të mirat!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nebil04/06/2020 15:18

Eksperience 10 vjecare! Punonjesit e tatimeve thoni Ju z. Berisha, por ata jane panterat e tatimeve, ta grine mishin dhe nuk ta ta kursejne as kocken. Ama per keta beheni merak Ju z. Berisha?! Helbete jane tarikati i klases politiko ekonomike qe sundon sot e 30 vjet. Lutem mos e censuroni se do te jete turpi juaj te Syri.net.

Shto koment

Denonco