Përfundon takimi i ambasadorëve për çështjen e Reformës Zgjedhore

Përfundon takimi i ambasadorëve për çështjen e Reformës Zgjedhore

12:08, 04/06/2020
A+ Aa A-

Përfundon takimi i ambasadorëve për Reformën Zgjedhore në Shqipëri, që u zhvillua në zyrat e BE-së. 

Në takimin e thirrur nga ambasadori Luigi Soreca, ishin të pranishëm ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori britanik Dunkan Norman, ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt.

Mbledhja zgjati 1 orë dhe pas saj, asnjeri prej tyre nuk dha ndonjë deklaratë për mediat.

Takimi qe në vazhdën e angazhimit të fortë të ambasadorëve ditët e fundit për të zgjidhur ngërçin politik midis palëve për arritjen e një kompromisi për Reformën Zgjedhore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

beni benardt04/06/2020 13:35

e bejn njerezit ktu jo nji po 1000 reforma te behet po spati vullnet skaaaa

Loran shehu04/06/2020 12:33

Reforma zhjedhore esht nje gje koti ska lidhje me asgje dhe nuk ndryshon asgje

Shto koment

Denonco