Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë interpelancës së sotme në Kuvend në lidhje me dhunën ndaj protestuesve, gjatë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, tha se policia aty nuk shkoi me dëshirë, por u thirr nga autoriteti pronar.
“Policia nuk shkoi me iniciativën e saj tek Teatri Kombëtar, por u thirr sipas detyrimit. Godina e Teatrit Kombëtar ishte pronë e bashkisë së Tiranës dhe ka qenë e uzpurpuar nga persona që nuk kishin asnjë tagër ligjor. Me 17 maj drejtësia ka vajtur aty ku duhet, e thirrur nga autoriteti pronar. Autoriteti pronar i godinës. Ose të shkonte dhe t'i përgjigjej kërkesës së bashkisë për mbështetje, ose ta refuzonte. Ose të zbatonte një veprim ligjor, ose të mos e zbatonte atë".
"Policia ka zgjedhur zbatimin e detyrimit ligjior. Thirrjet që policia të braktisë detyrën, janë një nga problemet e mëdha që ne duhet të merremi sriozisht," tha Lleshaj.
"Policia u pengua me forcë për të ushtruar detyrën e saj. Ashtu si nga persona me forcë u detyrua të thyente kordonin.
Policia ka mbetur tek shkalla e parë e përcaktuar nga ligji, tek shtrëngimi fizik. Në funksion ose gjatë kësaj përplasjeje janë kryer disa shoqërime, mbi 60 të shoqëruar. Gjykata e Tiranës veprimin e policisë për arrestimin e 8 personave e ka konsideruar të ligjshëm, ndonëse ju e quani barbare.
Barbaria është ajo gjendje kur njerëzit nuk e njohin ligjin. Kur të gjithë luftojnë kundër të gjithëve dhe ligji nuk ekzistojnë. Gjendja e kulturuar është kur njerëzit heqin dorë nga vetëgjyqësia dhe ua kalojnë gjykatave.
Nuk do t’i merrni kurrë vesh emrat e punonjësve të policisë sepse nuk keni tagër për të hetuar. E vetmja që mund t’i ketë është prokuroria. Sa i përket çështjes së uniformës, policia në datën e operacionit, një për lirimin e objektit dhe një për menaxhimin e protestës, dihet nga praktika që në operacionin për menaxhimin e protestave ka qasje të tjera.
Në qoftë se në operacione të tjera instruktohet për t’u pajisur me gjithçka, në menaxhimin e protestave instruktohen për qasje tjetër, që nga mospajisja me armë.
Nuk do të shihni punonjës policie që do të kenë numra identiteti sepse janë të identifikuar nga drejtuesit e tyre. Të gjitha barrën për dështimin e operacioni e ka drejtuesit i tyre. Në qoftë se doni përgjegjësi politike keni emrin tim”, deklaroi Lleshaj.
© SYRI.net
Ligj BQ .vrane 50 vjet dhe asnje ne burg. Te gjithe bashkefajtore dhe baskevuajres BQ I madh ja delegoi BQ vogel ne Bashki BQ I vogel i Bashkise ja delegoi Gjeneral Kocifozit por ky i Shkreti nuk ka ZGjidhje vec te zbatoje urdhrat qe I vijne me sy mbyllur. BQ e madh nuk e kap Ligji se nuk ka firme. BQ I vogel nuk ka firme se e ka vendos Keshilli. Keshilli nuk be firme. Gjeneral Kocifozi i bindet Gjithkund pa firme. Nexhi Rahmet Paste u Denua per 1010 Kafe te Papaguara. Ta Gezpjme Shefin e Sigurimit te Shtetit si Kryetar Parlamenti! Rrofte Demokracia! Lavdi EU dhe USA Lavdi Erdoganit Te Turqise Poshte kalamajte e Sales
ky eshte moster po se hoqem qafe kete bastard ke dhe do vrasi njerez
Keta te gjithe langot e rames,ja kane kaluar atij per nga arroganca dhe njerzilleku