Sistemi elektoral në Shqipëri, mos është problemi Kultura Demokratike e jo Sistemi

Sistemi elektoral në Shqipëri, mos është problemi Kultura Demokratike e jo Sistemi

10:39, 04/06/2020
A+ Aa A-

Nga Bujar Nishani/

Ka një diskutim shproporcional mbi sistemin ekektoral në Shqipëri, (lista të hapura, lista të mbyllura).

Them shproporcional në raport me problematikën e : përdorimit të krimit të organizuar, policisë, administratës publike, parave të pista, kërcënimeve dhe shantazhit të pushtetit, të gjitha këto në vjedhjen e zgjedhjeve.

Personalisht nuk kam asgjë kundër asnjë sistemi të mundëshëm, përfshirë dhe listat e hapura.

Por veç se kam një pyetje për të gjithë “dashnorët” e këtyre lloj listash ;

Kosova ka ekzaktësisht këtë sistem që sot pretendohet si “Mesia” e së drejtës, përfaqësimit qytetar, e të tjera, e të tjera !

Çfarë keni parë, çfarë mësuat, çfar eksperience morët pas zgjedhjeve me lista të hapura në Kosovë ?

Ku janë idividët më të votuar, po ata më pak të votuar ?

Sa e madhe është forca vendimarrëse e më të votuarve, po e atyre më pak të votuarve ?

Kosova duket të jetë shembulli “par excellence” për debatin publik në Shqipëri mbi sistemin elektoral !

Apo mos vallë problemi është Kultura Demokratike e jo Sistemi ???? ??!!

#TëRingremëShqipërinë ????????

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari04/06/2020 11:52

E ke gabim z. Bujar! Mos e justifikoni paktin me Ramën për të mos e ndryshuar sistemin aktual elektoral dhe zgjedhor me teori që nuk kanë asnjë bazë. Sistemi është rruga apo shina ku do të kalojë makina apo treni! Makinat dhe trenat vazhdimisht, pothuajse çdo 3-4 vjet rinovohen, konstruktohen, modifikohen dhe modernizohen, por jo rrugët hekurudhore dhe autostradat. Ato i përshtatin rrotat sipas shinave dhe autostradave dhe rrugëve. Eshte pikërisht sistemi ai qe vendos, edukon dhe zhvillon kulturat e një populli. Ishte sistemi skallvopronar ai qe i detyroi njerëzit të skallvëroheshin, të silleshin me atë kulturë që kërkonin pronarët e tyre dhe të nënshtroheshin, ishte sistemi feudal ai që i detyroi njerëzit të silleshin me kulturë feudale, ishte sistemi kapitalist apo sistemi komunisto-socialist ai që i beri njerëzit të edukoheshin, të silleshin e të jetonin të detyruar sipas sistemit përkatës. A nuk ishte sistemi socialisto-kumunist në Shqipëri, ai që na shpronësoi, na kolektivizoi dhe na detyroi të gjithëve që të edukoheshim, të arsimoheshim, të silleshim, të këndonim, të qeshnim, të qanim, të punonim, të ndërtonim dhe të jetonim si komunistë në rrethim???!!!! Në rrethimin absurd nga vetvetja!!!! Po sot çfarë po kërkohet? Ndryshimi i atij sistemi zgjedhor që polli dhe solli në politikë, në qeveri dhe në administratën publike monstra të neveritshme, idiotë, injorantë, analfabetë, kriminelë, të inkriminuar, trafikantë, burgaxhinj, hajdutë, të korruptuar, drogaxhinj, dhunues dhe përdhunues grash dhe fëmijësh. Ai sistem që mban dhe do të mbajë po ata politikanë të urryer, të dalë boje, të dalë mode dhe të pështirosur që kanë 20-30 vjet që ushqehen si kërbusha dhe shushunja në trupin e dobët, të zgjebosur dhe të varfër të këtij populli të mjerë! Sistemi aktual zgjedhor antidemokratik do që të mbajë në politikë dhe në pushtet po ata politikanë që po e mbajnë peng këtë vend dhe larg antarësimit dhe integrimit në BE. Ky sistem që do të mbajë edhe ty dhe shumë të tjerë si ty pa meritë, pa u votuar direkt nga populli, por duke u strukur pas renditjes në listat e mbyllura të kryetarëve apo të pronarëve të partive!! Vendoseni Sistemin Proporcional Kombëtar të Pastër me Lista të Hapura dhe dilni përballë popullit për të marrë votëbesimin e tij, nëse ua mban bytha!!! Boll na bëtë teori idiote!!

Shto koment

Denonco