Yuri Kim: Topi është në fushën e Bashës, mazhoranca ka lëshuar

Yuri Kim: Topi është në fushën e Bashës, mazhoranca ka lëshuar

21:51, 03/06/2020
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka deklaruar se është arritur marrëveshja për reformën zgjedhore, por opozita ende nuk ka thënë ‘po’ në mënyrë përfundimtare.

Yuri Kim deklaroi se ‘ka ardhur koha që opozita, Partia Demokratike dhe mikun tim Luli Basha, që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë ‘Po’ për popullin shqiptar dhe të thonë ‘Po’ për Shqipërinë në Europë’.

‘Sot kemi bërë një progres të jashtëzakonshëm.

Çdo palë, partije i kërkohet që të japë që Shqipëria të fitojë. Çdo palë dha, çdo palë fitoi.

Populli shqiptar mund të fitojë akoma më shumë. Çdo palë dha, por duhet ti jap merita të veçanta partisë në pushtet.

Ne e bëmë të qartë, se partia në pushtet, kanë privilegjet e tyre dhe duhej të jepnin më shumë dhe ata dhanë.

Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë’.

Ka ardhur koha që opozita, Partia Demokratike dhe mikun tim Luli Basha, që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë ‘Po’ për popullin shqiptar dhe të thonë ‘Po’ për Shqipërinë në Europë.

Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në fushën e tij’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

KINEZET AMERIKANE......06/06/2020 15:52

ne kohen e diktatures komuniste kishim kinezet Lej Fen e Mao Ce Dun...sot ne diktaturen e rilindjes komuniste kemi kinezet amerikane... Lu..qe nuk e kapi dot peshkun e madh dhe se fundmi Juri Kim...qe sic duket ka nostalgji per diktauren ne Korene e Veriut te Kim Jung por duke qene se atje nuk i lene te fusin hundet, mendon ta zbatoje ketu tek ne.... rrace muti...

Rilindasi 04/06/2020 07:36

Pervec antare e kryesise se PS-se cfare detyre tjeter ka ne PS shoqja Kim?

Noni04/06/2020 00:49

Pra o popull shqiptar , ambasadorja Yuri na e tha troc : - Mareveshja per reformen zgjedhore qenka vec nje top , me te cilin , prej kaq ditesh luajne Yuri me palet negociuse dhe tashme kete top na e ngeci tek Miku i saj Luli , pra ne fushen e partise opozitare , mbasi sipas saj , partita ne pushtet dha shume nga privilegjet e saj .Tashme , nga Luli pritet " PO" per Yurin , te ciles i digjet zemra per Shqiperin ne B.E. , "PO" per Edin , shpirtmadh me leshimet e bera , " PO" per popullin shqiptar kaq inferiore ndaj te huajve , edhe pse i zhytur ne dramen e mjerimit e te krimit , kjo " PO" do te jete vendimtare per marshimin e Shqiperis drejt Europes . Kete e thote edhe vete Yuri , qe na do kaq shume si popull .

Kleo03/06/2020 23:23

Dy pyetje per zonjen Ambasadore, a e di populli shqiptar se cfare ka leshuar shoku Rama? Pse nuk po i le zgjedhje Zotit Basha por i le topin? Ose bej ate qe themi ne ose!!!

Krist03/06/2020 23:08

Reforma zgjedhure,na qenka miratuar nga te dyja palet,e kane dhene ,por edhe marre prej saj.Por me shume paska dhene partia ne pushtet,prandaj edhe ambasadorja e ambasadoreve te botes,ne Tirane,meritat me te medha,ja jep partise se rilindjes,,,,,por akoma njera pale,nuk na paska thene po,perfundimtare.....pse sa po-ra paska,ene kam menduar se si jo, ashtu edhe PO-,ka vetem nje.Pra ose PO,ose JO....Edhe me reformen ne drejtesi,ashtu u be,mbas votimit me konsensus,me gjithese te gjithe thane PO,me vone shumica e drodhi reformen dhe e beri te atille qe nuk ngjante fare,me ate qe u votua me konsensus.Merreni me mend se si do perfundoje kjo reforme zgjedhore,kur akoma njera pale,nuk e paska thene PO-ne e vet te vetme......Te fala reformes....

Tani03/06/2020 22:57

Po Hajdari cu be, qe do votonte me lista te happera??

Keli03/06/2020 22:54

Sa e “zgjut” pa leter foli.

Alfons Malo03/06/2020 22:23

Eshte mashtrim si i marreveshjes e 17 Majit.Opoziten nuk e ka mbeshtetur asnjehere ambasada amerikane As kur ka qene ne pushtet PD as sot kur eshte PS.Po kjo eshte ndryshe.Tani PS eshte kapur me presh ne dore duke blere e v jedhur votat ne zgjedhjet qendrore ,e duke mbushur kutit ne pushtetin lokal pa gare,Amerika nuk tha nje fjale as per vjedhjet e votes as per zgjedhje e pa ligjeshme as per korupsionin galopant te kesaj qeveri,as per teatrin .Pse se eshte blere nga rama qe diten qe hyrin e shqiperi.Keto do dalin.Lulzin Basha du het i qendoje parimit qe ka thene vete Ma hodhe njeher u tregove i dobet po ta hodhi per se dyti ,faji eshte i joti.Shih sa i qete eshte rama.Pse? e ka te sigurt kompromisin qe ka me ambasadoret flitet ne twiter o popull

Koli03/06/2020 22:17

Kemi marveshje por njera pale nuk ka thene po !? , atehere nuk kemi marveshje akoma , te presim sa te thote po ose jo pala tjeter ...

Pa emer03/06/2020 22:11

Iku Lui,erdhi Shui

t03/06/2020 22:03

Ti e ke hak shprehjen:pordhi kali nderë te hanit.

Arber03/06/2020 21:58

Bravo Gjiknuri dhe Rama tani pergjegjesine e ka ai qe ska gje ne dore !?

Shto koment

Denonco