‘Rama është autokrat’/ Ish-deputeti socialist: Kemi të bëjmë me anarki funksionale

‘Rama është autokrat’/ Ish-deputeti socialist: Kemi të bëjmë me anarki funksionale

20:47, 03/06/2020

I ftuar me gazetarin Reazear Xhaxhiu në Fax News në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, ishte politikani, Elmaz Sherifi.

Ai ndër të tjera ka bërë një përshkrim të figurës së kryeministrit të vendit, Edi Rama si dhe për mënyrën se si po qeveris duke argumentuar pse mendon se ai po qeveris në formë anarkiste.

“Me sjelljen e tij tregon se nuk është politikan. Tiparet e drejtimit janë të një autokrati, sepse qeverisja nuk bazohet në parimet e shtetit të së drejtës, me pushtete të ndara, të balancuara dhe rregulluara në frymën kushtetuese. Kemi parlament të sajuar, kemi një qeveri që askush nuk e ka parë në ekran. Mungon një drejtim kolegjial i qeverisë, sepse Këshilli i Ministrave është kolegjial. Nuk kemi sistem gjyqësor, për aq kohë sa mungon Gjykata e Lartë.

Rama sipas meje është bërë edhe në rolin e një zëdhënësi, në rastin konkrret të pandemisë, në vend të ekspertëve, lajmet i jepte vetë kryeministri si zëdhënësi i këtij Komiteti, madje edhe oraret e lëvizjes. Në këtë kushte, sjellja është tipike anarkiste, dhe Shqipëria e ka kaluar në 1914-1915, ku Princ Vidi kur erdhi nuk ia doli dot dhe iku pas pak muajsh. Ajo që është më e pëlqyeshme, që identifikohet me Haxhi Qamilin, kur nuk respektohen ligjet dhe institucionet e shtetit, kemi të bëjmë me një anarki funksionale që të kthen pas në kohën që përmenda.”, tha Sherifi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco