AMT firmos peticionin në Fier dhe Vlorë/ Liçaj: ‘Klikë rrugaçësh, Ramën do e mbulojë varri i tij politik

AMT firmos peticionin në Fier dhe Vlorë/ Liçaj: ‘Klikë rrugaçësh, Ramën do e mbulojë varri i tij politik

20:17, 03/06/2020

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit ka zbritur para Teatrit Bylis në Fier ku ka mbedhur firma për të rindërtuar teatrin ashtu siç ishte.

Mes tyre janë edhe artistët Neritan Liçaj dhe Edmond Budina, të cilëve i janë bashkuar rreth 100 qytetarë.

Në fjalën e tij, aktori Neritan Liçaj mbajti një fjalim para qytetarëve duke mos i kursyer fjalët e ashpra për kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Fieri duhet të ishte vendi më i pasur i Shqipërisë se ka naftë e gaz. Besoj se ju si të gjithë Shqipëria jeni varfëruar se paratë shkojnë tek oligarkët, tek shokët e kryeministrit tonë. Gjithë ky popull është si të gjitha rrethet, i varfër. Kjo është për të vënë duart në kokë se kemi një kryeministër hajdut. Për 3 lekë më tepër e shet fëmijën e vet, të jeni të bindur për këtë.

Kur keni një ministër të brendshëm si pjatë xaxiqi, kur keni një kryebashkiak si lali Eri që mirë që merr votat me dhunë, imagjino çfarë klikë rrugacësh, zhulsash, pisa na drejtojnë. Ky është ç’zhvllim. Ne vetëm do e mbulojmë varrin e tij politik. Populli i besoi se do bënte ndryshimin. Unë personalisht nuk kam patur dyshimin që ky do të bënte ndonjë gjë të mirë se e dija që do shkatërronte. Shqiptarët e kuptuan çfarë do të thotë të gënjesh.

Ne kemi një problemi si popull, më vjen keq, por ne gënjehemi shumë nga llafet ndërkohë që politikani nuk gjykohet nga llafet por nga çfarë bën”, tha Licaj.

Pas Fierit, Aleanca për Teatrin udhëtoi drejt Vlorës për të mbledhur firmat e qytetarëve vlonjatë për rindërtimin e TK. Nga Vlora, regjisori Budina tha: “Reagimi qytetar i mrekullueshëm. Artistët që nuk bashkohen i kuptojmë, u duhet borderoja.”

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco