Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

‘Jep dorëheqjen, Besa/ Deputetja: Keni dështuar plotësisht me reformën tuaj imagjinare të arsimit

‘Jep dorëheqjen, Besa/ Deputetja: Keni dështuar plotësisht me reformën tuaj imagjinare të arsimit

19:51, 03/06/2020
A+ Aa A-

Kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri, i ka kërkuar dorëheqjen ministres së Arsimit, Besa Shahini pas skandalit të përdhunimit të 15 vjeçares në një shkollë në Tiranë, nga roja i shkollës.

‘Meqë keni shfaqur ankesa tek i plotfuqishmi përse unë nuk ju lë të flisni sa herë që ju lëshoni perlat e rradhës në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, pa më thoni njëherë:

Përse ju ka kapluar heshtja pikërisht tani që duhet të flisni apo të bëni justifikimin e radhës për rastet e pedofilisë së njëpasnjëshme në shkollat tona?!

Si e konceptoni në kufijtë e logjikës suaj dhimbjen e 15 vjeçares së përdhunuar e shantazhuar prej rojes monstër të shkollës?!

Kjo na qenka klima e sigurisë që ju Znj.Ministre i ofroni elitës së kombit?!

Notat e dhimbjes që përjeton vajza dhe familja e saj nuk e cënojnë ndopak ndërgjegjen tuaj si grua?!

Do të mjaftoheni dhe ju me ndjesë publike meqë ne që kerkojmë zbatimin e ligjit jemi moralistë, apo do shihni alternativën e kthimit andej nga keni ardhur pasi keni dështuar plotësisht në reformën tuaj imagjinare të arsimit! Dorëhiquni BESA!Fatjona Dhimitri’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Noni06/06/2020 16:12

Mos prisni doreheqje nga Besa edhe ne se do ti perdhunonin femijen e saj . I Ka dhene Besen e nderit Rames dhe kurre e ne ne asnje lloj skandali apo drame , nuk do te tradhetine tutorin e saj si ministre , kryeministrin .

kadastra03/06/2020 23:01

Nuk besoj se Besa ndegjon mire nga ai vesh.

Shto koment

Denonco