Basha uron qeverinë e re të Kosovës: PD do të jetë gjithmonë në krah të shtetit tuaj

Basha uron qeverinë e re të Kosovës: PD do të jetë gjithmonë në krah të shtetit tuaj

18:53, 03/06/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Abdullah Hoti, duke i përcjellë mesazhin se: "Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve’

‘Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë.

I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj. Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco