Ambasadori Soreca shpërndan mesazhin e Metës: 8 qershori po afron....

Ambasadori Soreca shpërndan mesazhin e Metës: 8 qershori po afron....

11:21, 03/06/2020
A+ Aa A-

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka shpërndarë mesazhin e Presidentit Ilir Meta lidhur me Reformën Zgjedhore.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit Shqiptar theksonte se zbatimi i kushteve të Bashkimit Evropian fillon me konsensusin për Reformën Zgjedhore.

“Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore.

8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë! ”, shkruante Meta.

Ambasadori i BE e ka ndarë mesazhin e kreut të shtetit shqiptar në faqen e tij në twiter.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco