Aurora Leka për A-Show: 700 lumenj po denatyrohen nga HEC-et, edhe çezma të ishin qeveria duhet të pyeste

Aurora Leka për A-Show: 700 lumenj po denatyrohen nga HEC-et, edhe çezma të ishin qeveria duhet të pyeste

21:59, 02/06/2020
A+ Aa A-

Në lidhje me masakrën që po ndodh në Parkun Kombëtar të Zall Gjoçaj, me ndërtimin e HEC-it, ka folur për A-Shoë edhe aktivistja Aurora Leka.

‘Mes njerëzish dhe të rinjve gjithmonë e më shumë po bëhet e ditur se shteti sa vjen dhe bëhet më represiv. Për Parkun Kombëtar të Zall Gjoçaj ne prandaj kemi dashur t’i japim një zë shumë më të madh. Mendoni deri tani janë dhënë 700 leje për hidrocentrale për mbi 700 lumenjë që po u ndryshohet rrjedha e tyre.

Kjo është emergjente për të reaguar, për të qenë në qendër të vëmendjes,

Edhe sikur të ishin 700 çezme, do kishte një debat publik.

Shteti shqiptar duhet ta ndaj mendjen.

Njëherë i shpall te 100 fshatrat, dhe më pas i jep për hidrocentrale.

Ta ndajë mendjen çfarë do bëjë me to, do i ruajë parqet për turizmin apo do i shkatërrojë.

Ndërkohë që fitimet e këtyre HEC-eve janë në proporcion të zhdrejtë me fitimet, pale kur ti kalojnë shtetit.’  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco