'Nuk ka vullnet politik'/ Soko: Ta bëjmë një sistem të ri, ti japim votën qytetarit syri t

'Nuk ka vullnet politik'/ Soko: Ta bëjmë një sistem të ri, ti japim votën qytetarit

21:56, 02/06/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë për "A-Show", aktivisti Pano Soko ka komentuar negociatat mes palëve politike lidhur me Reformën Zgjedhore.

Sipas tij, historia politike e Shqipërisë ka treguar se sa herë marrëveshja ka qenë larg, në momentet e fundit befasisht është arritur konsensusi.

Soko shtoi se, problemi real që kërkojnë të shpëtojnë shqiptarët nuk është thjesht identifikimi biometrik, një prej pikave të opozitës në Këshillin Politik.

"A është identifikimi biometrik halli i gjithë shqiptarëve? Dhe nëse do të bëjmë këtë do të arrijmë shpëtimin? Shqiptarët duan shpëtim prej vërteti dhe më vjen keq që opozita nuk po e lexon këtë. Në 2008 Rama u investua te Berisha për të arritur një kod elektoral siç e donte ai për të përfituar. Në 2013 Rama ka marrë vetëm 47% të votave dhe i duhej për të formuar puzzle-n", tha Soko.

Aktivisti foli edhe për Reformën Administrative, e cila sipas tij, shton votat e PS.

"E ka ndërtuar të gjithën për vete. Formula si i dinjezon ti zonat bën që PS të fitojë më shumë se PD. Ta bëjmë një sistem të ri, ti japim votën qytetarit. Nuk ka vullnet politik për ta bërë. Duhet të kemi parasysh, ne morëm 50 mijë firma. Ishim ca çuna e goca me telefona. Nuk kishim as lekë, as makina, as televizione dhe morëm 50 mijë firma", u shpreh Pano Soko. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco