Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Lindita Komani për A-Show: U lutëm që njerëzit të mbronin Teatrin, por ishim pak. Rama po insiston në gënjeshtrat e tij

Lindita Komani për A-Show: U lutëm që njerëzit të mbronin Teatrin, por ishim pak. Rama po insiston në gënjeshtrat e tij

21:37, 02/06/2020
A+ Aa A-

Aktivistja Lindita Komani e cila është edhe një nga dëshmitaret okulare të shembjes së Teatrit nga Rama, në një bisedë për A-Show ka treguar momentet e terrorit të ushtruar nga policia.

Komani ka qenë edhe personi që ka filmuar të dy momentet atë të ndërhyrjes së policisë në orën 16.30 dhe atë të mëngjesit kur qindra njerëz u përballën me policinë.

‘Zemërata ishte shumë e madhe. Unë do të doja të bëja dallimin midis orës 4.30 dhe atë të orës 6.00. Në videon e parë po ta shikoni gjithëka ka ndodhur për 2 minuta. Ata vinin me vrap dhe filluan të na dhunonin. Policia kishte krijuar disa linja mbrojtje dhe nuk të lëjonte të futeshe. Një grua u bërtiste policëve dhe u thoshte si do e firmosni këtë rrogë. Ndërkohë që policët grekë dorëzuan rrobën e tyre…’

Lidhur mbi sjelljen e Policisë dhe të ministrit Lleshaj dhe Ramës që kanë pretenduar që policia është sjellë brenda normave, Komani u shpreh se sidoqoftë priste më shumë reagim nga qytetarët.

‘Unë mendoj që duhet të kishte më shumë reagim. Po të shikojmë atë natë u lutëm shumë që njerëzit të vinin dhe në momentin e sulmit ishim vetëm 50 vetë,

Ishte disporpocioni shumë i madh me polciinë dhe kjo ishte lëvizja që na mpiu.

Për mua ishte e pashpjegueshme.

Në orët e para të mëngjesit kishte shumë të rinj që demonstruan forcën e tyre.

Ata po insistojnë me gënjeshtrat e tyre

Po fusin prapë përrallën e pandemisë që të na fusin prapë në shtëpi’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco