Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Pesë muaj për të rinovuar pasaportën në Athinë/ Gazetari: Zoti Rama, kjo është çmenduri!

Pesë muaj për të rinovuar pasaportën në Athinë/ Gazetari: Zoti Rama, kjo është çmenduri!

20:34, 02/06/2020
A+ Aa A-

Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi duhet të presin deri në 5 muaj dyerve të ambasadës në Athinë dhe në konsullatat e tjera për të marrë pasaportën biometrike.

Denoncimin e bën gazetari Shpëtim Zinxhiria, i cili përmes një postimi në Facebook shprehet se, kjo është një çmenduri që penalizon shqiptarët në shtetin fqinj.

"Edhe pse në Konsullatën Shqiptare në Athinë janë shtuar edhe dy konsuj asgjë nuk ka ndryshuar, diçka nuk shkon mirë, pasi te dera e konsullatës gjen shoferin dhe tre sekserë, gjë që lë të dyshosh", shkruan ndër të tjera gazetari që jeton dhe punon në kryeqytetin helen.

Reagimi i plotë i Shpëtim Zinxhirisë:

Greqi/ Pesë muaj për të rinovuar pasaportën shqiptare, kjo është çmenduri zoti Rama...!

E pabesueshme por një realitet. Nuk është shpifje por një çmenduri alla-shqiptarçe me protagonistë konsullatën dhe kompaninë francezë ALEAT, një kompani që sa vjen dhe po shtyn afatin e pajisjes së pasaportës nga java në javë. Për të aplikuar për pasaportë në Athinë, duhet të presësh mbi dy muaj, ndërsa për ta marrë atë duhen edhe tre muaj të tjera.

Një çmënduri që penalizon shqiptarët për çdo veprim në Greqi për tre muaj, pasi që nga dita e aplikimit ajo del jashtë përdorimit.

Edhe pse në Konsullatën Shqiptare në Athinë janë shtuar edhe dy konsuj asgjë nuk ka ndryshuar, diçka nuk shkon mirë, pasi te dera e konsullatës gjen shoferin dhe tre sekserë, gjë që lë të dyshosh.

Një konsullatë e tërë së bashku me godinën moderne është venë në dispozicion të kësaj kompanie që nga ana e saj afatin që dikur e kishte dy javë për aplikim e ka çuar në dy muaj e ca, kjo jo sot por edhe para se të shpërthente coronavirusi.

Zoti kryeministër ktheni kokën nga shqiptarët në Greqi, pasi në asnjë vend të Planetit nuk mund te gjesh nje vend ku shtetasit të presin mbi 5 muaj të pajisen me pasaportë.

Kjo nuk është shpifje po nje realitet edhe pse shqiptaret paguajnë me kostë më të lartë ekonomikisht se çdo vend tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco