'Rama e Veliu janë një'/ Alibeaj: Drejtori që Rama i ngriti lapidar, i implikuar në veprimtari të paligjshme

'Rama e Veliu janë një'/ Alibeaj: Drejtori që Rama i ngriti lapidar, i implikuar në veprimtari të paligjshme

19:05, 02/06/2020
A+ Aa A-

Pas mbrojtjes që i bëri sot publikisht kryeministri Edi Rama drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu, pas skandalit të këtij të fundit pak ditë më parë, ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka reaguar duke publikuar edhe një dokument.

Sipas tij, Edi Rama dhe Ardi Veliu janë një, ndërsa akuzon se drejtori që Rama i ngriti lapidar i implikuar në veprimtari të paligjshme në vitin 2002-2003.

Reagimi i plotë i ish-deputetit:

Kush ka patur ndonjë shpresë sado të vogël se Edi Rama do të distancohej nga drejtori i tij i policisë, sot e ka kuptuar se Ardi Veliu dhe Edi Rama janë një. 

“Integriteti” i Ardi Veliut, të cilit Edi Rama i ngriti lapidar sot, sqarohet në dokumentin e shërbimit sekret, që gjendet në dosjen e vetingut të Ardi Veliut. Skeda e policit që Rama dashuron, është si me poshtë:  

“Në vitin 2002-2003, kur shërbente më policinë e Vlorës, ka qenë i implikuar në veprimtari të paligjshme. Ka qenë i implikuar në lëvizjet klandestine. Ka favorizuar kontrabandën e naftës. Ka ndihmuar një polic për pasaporta fallco”.  

Skedës së integritetit të policit ideal të Ramës, i mungon edhe funksionimi si shofer i trafikantit të drogës Klement Balili apo bashkëpunimi me trafikantin tjetër ndërkombëtar të drogës, Agron Xhafaj, prej të cilit mban sot edhe detyrën më të lartë në policinë e shtetit. 

Mbrojtja e Ardi Veliut nuk është risi për Edi Ramën. Kështu ka bërë me të gjithë ata që i shërbejnë për pasurimin dhe pushtetin e tij të paligjshëm,  nga Vangjush Dako, tek Elvis Roshi, Mark Frroku, Arben Ndoka e deri tek Agim Kajmaku e Valdrin Pjetri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco