Meta i kthen ligjin Kuvendit: Perpiqet të fshijë provat e veprave penale përpara se të hetohen nga Prokuroria

Meta i kthen ligjin Kuvendit: Perpiqet të fshijë provat e veprave penale përpara se të hetohen nga Prokuroria

17:22, 02/06/2020
A+ Aa A-

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kthyer pas Kuvendit ligjin ‘Ligjin për shërbimet e taksës’.

Në argumentimin e Presidencës ky ligj duhet kthyer pas pasi nuk garanton

‘- Mospërcaktimi i kritereve të qarta të licencimit të institucioneve të pagesave;

- Mospërcaktimi i shkeljeve konkrete që çojnë në vendimmarrjen për heqjen e licencës të institucioneve të pagesave;

- Mospërcaktimi i funksioneve të qarta dhe shteruese mbikëqyrëse të autoritetit licencues dhe mekanizmave mbi mënyrën e ushtrimit të kësaj mbikëqyrjeje.

Të gjitha këto mangësi të konstatuara cenojnë parimet kushtetuese të sigurisë juridike, lirisë së ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, trajtimit të barabartë përpara ligjit, duke mos garantuar plotësisht jo vetëm sigurinë e administrimit të fondeve që qarkullojnë permes institucioneve të pagesave, por edhe duke krijuar rrezikun potencial të keqpërdorimit të tyre me qëllime kriminale, si ato të pastrimit të parave apo të financimit të terrorizmit.’

Po kështu sipas Presidencës ligji nuk është në harmoni me ligjislacionin penal të Republikës së Shqipërisë.

‘7. Neni 23, i ligjit nr. 55/2020, nuk është në harmoni me legjislacionin penal të Republikës së Shqipërisë. Ky nen parashikon se:

 “Institucionet e pagesave ruajnë të gjitha të dhënat e nevojshme, për qëllime të këtij titulli, për një periudhë pesëvjeçare.”

Në një fushë kaq të rëndësishme që lidhet me transaksionet financiare të qytetarëve, ruajtja e të dhënave nga institucionet e pagesave është një kërkesë e domosdoshme, kur të tilla veprimtari gjenden para rrezikut potencial për t’u përdorur në funksion të skemave të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit apo edhe të mashtrimit financiar.

Ndërkohë që Kodi ynë Penal, për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” përcakton afatin kohor dhjetëvjeçar për parashkrimin e ndjekjes penale, nuk mundet që ligji nr. 55/2020, të krijojë këtë hapësirë kaq të ngushtë kohore për ruajtjen e të dhënave të transfertave përmes shërbimit të pagesave.

Një afat kaq i ngushtë kohor ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e hetimit dhe gjurmimit të veprave penale që konsumohen duke përdorur këto shërbime. Pra në realitet, kjo dispozitë do të shuante mundësinë e ruajtjes së provës që ka prodhuar veprimtaria kriminale, ndërkohë që mundësia kohore për të hetuar atë vepër ekziston sipas ligjit.

Një periudhë kaq e shkurtër për ruajtjen e të dhënave, nuk shkon as në përputhje me zhvillimet aktuale, kur në vendin tonë aktualisht po zbatohen procese të rivlerësimit kalimtar të magjistratëve dhe të efektivëve të Policisë së Shtetit, procese këto që në vijim do të kryhen periodikisht nga organet e ngarkuara me ligj dhe që kërkojnë dhe hetojnë burimet e pasurive dhe lëvizjet financiare për periudha të shtrira shumë në kohë.

Ndaj një përcaktim i tillë jo vetëm që tregon për aplikimin e standardeve të dyfishta dhe duket sikur çon në një amnisti për veprime të paligjshme që mund të kryhen përmes shërbimit të pagesave, por edhe rrezikon të cenojë punën e organeve ligjzbatuese në hetimin dhe ndjekjen penale, apo të vështirësojë punën e institucioneve kushtetuese në verifikimin e pastërtisë së figurës së funksionarëve publikë.

Pra qeveria propozon me ligj që çdo transaksion i dyshimtë pas 5 vjetësh të fshihet. Rrjedhimisht prokurori nuk ka çfarë të hetojë’

http://president.al/wp-content/uploads/2020/06/Dekreti-dhe-Arsyet-e-Kthimit-te-Ligjit-nr.-55-2020.pdf

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco