Protestat në SHBA/ Gazetari i 'VOA'-s për Syri TV: Ja kërcënimi i fortë i presidentit Trump

Protestat në SHBA/ Gazetari i 'VOA'-s për Syri TV: Ja kërcënimi i fortë i presidentit Trump

17:11, 02/06/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje direkte nga Uashingtoni, gazetari i njohur i Zërit të Amerikës Ilir Ikonomi ka dhënë detaje për Syri TV lidhur me protestat e dhunshme që kanë pushtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vrasjes së 46-vjeçarit George Floyd.

Ikonomi komentoi edhe deklaratën e djeshme të presidentit Donald Trump, i cili, siç dëgjohet në një audio të publikuar, kërkonte arrestimin dhe shtypjen e nxitësve të këtyre protestave.

Sipas gazetarit, ditët e fundit shefi i Shtëpisë së Bardhë ka bërë disa deklarata të forta.

"Presidenti ka bërë deklarata mjaft të forta këto ditë. Dje në mbrëmje, rreth orës 18:30, ai mbajti një fjalim në Shtëpinë e Bardhë ku kërkoi heqje dorë nga dhuna. Me daljen e tij ai kërcënoi se do të vendosë ushtrinë në shtetet që refuzojnë të mbrojnë jetët e banorëve. Sulmoi guvernatorët, që i cilësoi të dobët, ndërsa e shpalli veten president të Rendit dhe quajti terroristë të brendshëm nxitësit e protestave çka i hap rrugë miratimit të ligjeve më të ashpra", tha Ikonomi.

Sipas tij, Trump i ka kërkuar guvernatorëve të dislokojnë në shtetet e tyre Gardën Kombëtare përndryshe do të jetë ai që do të thërrasë në ndihmë ushtrinë.

"Presidenti i ka kërkuar çdo guvernatori të dislokojë Gardën Kombëtare. Trump tha se nëse një shtet nuk merr vendimet që janë të nevojshme, unë do të dislokoj ushtrinë dhe do ta zgjidh shprejt", tha Ilir Ikonomi në intervistën e tij përmes Skype për Syri TV. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

t02/06/2020 17:26

Tramp na qenka berr Trap.

Shto koment

Denonco