Pse Rama nuk i tregon emrat e biznesmenëve, që dhuruan para për spitalin e ri Covid

Pse Rama nuk i tregon emrat e biznesmenëve, që dhuruan para për spitalin e ri Covid

13:05, 02/06/2020
A+ Aa A-

Në konferencën e me median që kryeministri Rama po mban në oborrin e spitalit të sapo inauguruar COVID-19-3, ka deklarua në fillim se ai është ndërtuar edhe me ‘kontributin bujar’ të disa bizneseve private.

I pyetur nga gazetarët për emrat e këtyre biznesmenëve, Rama, ka refuzuar që ti tregojë duke dhënë argumentin se nuk ka ende lejen e tyre.

Ai shtoi se gjithçka është e dokumentuar, por ka edhe biznesmenë që bëjnë donacione të tilla dhe nuk dëshirojnë që të ‘mburren’ me këto akt bujarie.

Por problem i kësaj transparence të munguar nga kryeministri dhe ministria e shëndetësisë, nuk është te fakti se përse bizneset dhurojnë kontribute për shëndetësinë në këto kohë të koronavirusit, por se cilët janë specifikisht ata.

Transparenca në këtë rast është e domosdoshme, sepse vetëm kështu mund të mësohet nëse këto biznese janë thjesht filantropë, apo janë njëkohësisht përfitues fondesh të mëdha publike me tendera e koncesione, jo vetëm në fushën e shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco