Rama ngre karantinë ‘pas pilafit’: Presim një valë të dytë...

Rama ngre karantinë ‘pas pilafit’: Presim një valë të dytë...

11:35, 02/06/2020
A+ Aa A-

Qendrat e karantinës nuk u bënë realitet përpara mbërritjes së koronavirusit ose në fazat e para, kur sëmundja godet më fort.

Por kjo nuk e ndali kryeministrin Edi Rama që të krenohet se ka ngritur një karantinë tani kur rreziku është minimizuar dhe vendi është hapur.

Kryeministri Rama ka vizituar këtë të martë strukturën e re spitalore për përballimin e situatës së pandemisë koronavirus. Struktura e re ndodhet pranë autostradës Tiranë-Durrës, në godinën e një ish-universiteti privat.

“Vala e dytë është e mundshme dhe kjo është një strukturë që mund të na ndihmojë shumë në këtë luftë”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ishte së bashku me kryeministrin.

Rama u shpreh se vala e parë u menaxhua si duhet, ndërsa thekson se rreziku është i mundshëm për një valë të dytë.

“Arritëm ta menaxhojmë më së mirë këtë situatë, por besoj se strategjikisht vepruam drejtë. Insistuam në ndjekjen e planit, duke dëgjuar komitetin e ekspertëve. Përderisa nuk përsëritën shfaqet e rënda që u paraqitën në vende të tjera, pak nga pak do të marri terren shqetësimi për ekonominë. Uroj shumë që vala e dytë të jetë një parashikim i gabuar. Uroj shumë që të mos ketë valë tjetër, por rreziku është i madh. Nëse njerëzit nuk do të jenë të ndërgjegjshëm, mund të ndodhë që numrat mund të rriten, madje mund të bëhen edhe më alarmant se sa kemi qenë deri tani. Ky spital është një garanci. Nëse do të vijë sërish, po ne do të përgjigjemi”, u shpreh Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

halla02/06/2020 14:39

te puth halla ne dy faqet i thone ketij muhabeti tamam pas pilafit.

Shto koment

Denonco