Bolinot dhe Kazhanët e Don Lalës!

Bolinot dhe Kazhanët e Don Lalës!

11:25, 02/06/2020
A+ Aa A-

"Don Lala paguante me paratë e takspaguesve, 13 punonjës të ekipit të televizionit të tij Skampa! Narko-pasardhësi i tij monist vazhdon dhe i paguan edhe sot ata!"

Nga Sali Berisha.

Kjo është vjedhje me dokumente e parave të takspaguesve që dënohet si krim në çdo vend të botës, përveçse në narkoshtetin e Edvin Hajdutit. Ky i fundit, me një VKM të firmosur nga ai vet, lumturohen me Bolinon e tij duke marrë për mediat e tyre 5000 m2 tokë me 1€ në mes të Tiranës. Po kështu Lal Plehu paguante me 800.000 lekë në muaj si këshilltare Mira Kazhanin, drejtuesen e një portali që ai përdor si sharëse të paguar për kundërshtarët!

Po ju rikujtoj se për një akt të tillë, të zbuluar pas tre dekadash, një vend i madh dhe demokratik në Europë ndoqi penalisht ish-presidentin e vendit sepse kishte dhënë rroga shtetërore tridhjetë vite më parë, militantëve të partisë, pa punuar një ditë të vetme. Drejtësia vonon, por nuk harron. Sot Shqipëria është narkoshtet, por një ditë do të jetë përsëri shtet ligjor. Këtu më poshtë keni mesazhin e punonjësit dixhital të bashkisë së Elbasanit."

Z. Berisha, jam një punonjës në bashkinë Elbasan, por që dua të mbetem anonim.

Dua të denoncoj një skandal. Bashkia e Elbasanit paguan me taksat e qytetarëve të Elbasanit, rrogat e tërë një televizioni privat.

Kur ne punonjësit e bashkisë jemi në presionin e ndonjë reforme nga kryetari i ri i bashkisë, stafi prej 13 vetësh i televizionit lokal “Skampa” në qytetin e Elbasanit, me pronar ish-kryetarin e bashkisë Qazim Sejdini, kanë vite që paguhen nga bashkia dhe nuk paguhen nga z. Sejdini si pronar i TV Skampa.

Për ta bërë më të qartë dhe mos të ketë dyshime se është shpifje, po të jap emrat dhe funksionet ku punojnë. Kjo listë është marrë nga zyra e personelit në bashki, por ajo dihet edhe nga të tjerët, por që nuk flasin dot nga frika e heqjes nga puna.

Ata janë:
Xhani Shqerra, drejtor tv.

Bruna Kërçuku, gazetare

Elvira Xherri, gazetare

Arnel Bega kameraman

Dashnor Vaja kameraman

Vladimir Mema gazetar

Florenc Pisha gazetar

Ali Zena teknik

Endri Shehu kameraman etj.

Të gjithë këta janë punonjës të televizionit, por që marrin pagën në bashki, sepse i shërben së majtës në këtë qytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco