Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

A e organizon Vetëvendosje protestën e 5 qershorit? Ja si përgjigjet Haki Abazi për 'Çim Peka LIVE'

A e organizon Vetëvendosje protestën e 5 qershorit? Ja si përgjigjet Haki Abazi për 'Çim Peka LIVE'

23:17, 01/06/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje direkte nga Prishtina, zv.kryeministri në detyrë i Kosovës Haki Abazi ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Thaçi dhe votimin në parlament të qeverisë "Hoti".

Abazi iu rikthye edhe një herë vendimit të Gjykatës duke u shprehur se, në raste të tilla, Kushtetuta e thotë qartë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

"Kushtetuta e Kosovës është e qartë. Në këtë rast duhet të shkojmë në zgjedhje. Dhe unë mendoj se në Republikë Parlamentare kjo është edhe llogjike por edhe e arsyetshme në aspektin juridik. Për shkak se partia që ishte në koalicion me ne, e dyta, LDK, vendosi që të tentojë të intepretojë sikur Lëvizja Vetëvendosje nuk është duke e përçuar interesin e qytetarëve", tha Abazi.

I pyetur se, a organizon Lëvizja Vetëvendosje protestën e paralajmëruar për në 5 qershor, Abazi dha këtë përgjigje: "ADN-ja e shtetit të Kosovës, si i lirë dhe demokratik, vjen nga aktivizimi qytetar, nga mobilizimi i qytetarëve dhe asnjëhetrë në historinë e Kosovës nuk do të ketë situata kur fati i Kosovës shkëputet nga kjo ADN.Ne do të promovojmë në vazhdimësi qytetari aktive me pjesëmarrje direkte për ta mbrojtur këtë shtet të vogël e të brishtë, me histori të dhimbshme". Nuk do e dëgjoni kurrë Lëvizjen Vetëvendosje duke dalë kundër protestave"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco