Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

U përdhunua nga roja i shkollës, 15 vjeçarja tentoi dy herë vetëvrasjen

U përdhunua nga roja i shkollës, 15 vjeçarja tentoi dy herë vetëvrasjen

17:09, 01/06/2020
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion është folur mbi rastin e rëndë të abuzimit me të miturën në Tiranë nga një 65-vjeçar.

Detajet e zbuluar më vonë e bëjnë edhe më të rëndë ngjarjen pasi për abuzimin mësohet se kanë patur informacion persona në lagjen ku banonte minorenia si edhe prindërit e saj.

Megjithatë ky fakt nuk u denoncua dhe abuzimi vijonte.

“Më fal kur lagjja e paska ditur, kur shkolla e paska ditur, kur njerëzit rreth e rrotull e paskan ditur, kur familja e ka ditur dhe ti i kërkon medias sot? Ke një shoqëri të tërë që nuk hapin gojën që është një maskarallëk i tërë publik shoqëror dhe gjykojnë vajzën për këtë”- tha Blendi Fevziu.

Vajza ende ndodhet në shtëpi ndërsa Mirgit Vataj, psikolog i “Alo 116” tha se nesër do të ketë një mbledhje të komitetit ndërsektorial për ta dërguar atë në një qendër sociale.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh e shqetësuar se çfarë po ndodh aktualisht me vajzën dhe shtoi se ajo kishte tentuar dy herë vetëvrasjen.

Vataj-Do të ketë një ,mbledhje të komitetit teknik ndërsektorial me të gjithë aktorët, që janë shoqëria civile, autoritetet shtetërore

Lala-Po sot çfarë po ndodh me të? Se që do ta çoni nesër në qendër ma thanë edhe mua. A keni informacion që vajza ka tentuar dy herë vetëvrasjen?

Vataj-Nuk dua të flas me detaje pasi nuk dua të ekspozoj situatën duke nxjerrë të dhëna konfidenciale. /Opinion.al

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shqiptari02/06/2020 00:23

PSE PRESIDENTI NUK THERRET REFERENDUM POPULLOR PER RIVENDOSJEN E DENIMIT ME VDEKJE??!! APO ESHTE VETE PERDHUNUES I BESIMIT TE POPULLIT! PO SIKUR AJO VAJZA TE ISHTE VAJZA E PRESIDENTIT, E LLESHIT, E ARDI DAULLVELIUT, E KRYEPROKURORIT?? RAMEN NUK PO E PERMEND SEPSE AI ESHTE VETE PERDHUNUES! A E NDJENI SE CFARE DO TE THOTE 15-VJECE??? PO SIKUR AJO VAJZE E MJERE TE KISHTE VRARE VETEN? ASKUSH NUK DO TA MERRTE VESH SE PER CFARE DHE PERDHUNUESI DO TE JETONTE I QETE!!!! TI PRITEN ALLATET DHE TE LIHET ASHTU DERI SA TE VDESE!!!! CFARE NUK PO NA SJELL KJO QEVERIA E RILINDJES!!!???? CFARE NUK NA KANE DEGJUAR VESHET DHE CFARE NUK NA KANE PARE SYTE KETO 7 VITE TE QEVERISJES SE ALEANCES SE QELBESIRAVE??!!! NDERSA KRYEQELBESIRA IKEN PER WEEKEND NE PARIS SIKUR TE ISHTE SULLTANI I BRUNEIT!!!! MASKARAI!!!!

bb01/06/2020 23:38

koha per drejtesine e rruges.:https://en.wikipedia.org/wiki/Vigilantism

Shto koment

Denonco