'Po bllokon reformën zgjedhore'/ Rakipi: Rama kërkon mandat të tretë me çdo çmim

'Po bllokon reformën zgjedhore'/ Rakipi: Rama kërkon mandat të tretë me çdo çmim

21:16, 01/06/2020
A+ Aa A-

Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin “Në fokus” në Tv T, ka folur për reformën zgjedhore dhe dështimin e palëve për të arritur një marrëveshje.

Rakipi tha se tryezën mund ta bllokojë vetëm mazhoranca, pasi ajo ka në dorë çdo mjet për ta bërë një gjë të tillë dhe se identifikimi biometrik mund të zgjidhë problemin e manipulimit të votave, duke përdorur karta të identitetit të emigrantëve, që nuk janë fare në Shqipëri dhe rezultojnë se kanë votuar.

“Zgjedhje të lira në Shqipëri ka patur vetëm në vitin 1992 dhe në vitin 1994 për referendumin kushtetues. Që nga dita kur Berisha humbi referendumin, në Shqipëri nuk ka më zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk e pranojnë këtë sistem, partitë nuk pranojnë numërimin e votave.

Këtë reformë në përgjithësi e bllokon ai që është në pushtet. Ai ka fuqinë ta bllokojë, ka mundësine dhe pushtetin ta bëjë.

Tani e bllokon prijësi ynë i vetëm, kryetari i regjimit Edi Rama dhe pushteti i tij absolut. Ai kërkon të fitojë patjetër, pa diskutim, me çdo çmim. I intereson dhe një kod elektoral, pak a shumë siç është.

Palët duhet të mblidhen dhe të vendosin rregullat, të ndërtojnë një sistem, në mënyrë që të votohet sa më mirë. Nëse do kishim një mazhorancë normale, që nuk do të vjedhë votat, do të pranonte kërkesat e opozitës.

Së pari ata kërkojnë identifikimin biometrik. Kjo opozitë ka folur dhe ka thënë, se Rama ka vjedhur votat. Një mënyrë është kjo pra, njerëzit votonin me letër identiteti. Shkoi goxha lek çmimi i kartës së identitetit, dërgohej me postë nga vende të tjera dhe paguanin paratë“, tha Rakipi.

Nga ana tjetër, gazetari u shpreh se këto negociata në dukje të ethshme mes palëve, mund të jenë edhe një lojë, për t’u harruar kërkesa e qytetarëve për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe në fund të duket se palët kanë arritur një marrëveshje të madhe, që në thelb nuk ndryshon asgjë.

“Kam frikë që kjo është një lojë, sikur po përplasen, sepse në fillim PS e pranoi identifikimin biometrik. Tani ktheu rrugë.

Këta nuk lejojnë të hyjë askush tjetër, me këtë gardh të çeliktë që kanë ndërtuar. Nuk hyn dot askush në parlament, që të mos prishë rehatinë e tyre.

Edhe opozita, kam frikë se nuk bën dallim nga kjo pjesë. Edhe kjo më duket si një lojë e pështirë, që të harrohet ndryshimi i sistemit dhe të kalçifikohet ky që kemi“, u shpreh Rakipi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gazetare idiot01/06/2020 22:22

Ti e solle prijesin tend ne pusht-et, tani qe ta rras dellin o pleher gazetare fajeson opoziten. Cfare te beje Basha me teper o LAPER, te ngreje popullin o bobo po ben si Berisha, te rri si Europian, nuk ben ky se eshte Dutch made. Cfare te te thuash, ti as nuk shikon, as nuk degjon vetem se dhihesh ne brenaveket tua. Nese ka ndonjeri faj per kete ndyresire qe kemi kryeminister, je-ni ti, ju gazetaret, Fatos nanua dhe pedofilet e europes

Shqiptari01/06/2020 22:20

MANDATIT TE 3-TE I RRUAN BYTHEN SATRAPI I SURRELIT!! NUK E BLLOKON DOT KURRE REFORMEN ZGJEDHORE, TANI QE NE LOJE KA HYRE SERIOZISHT SHBA!!! NUK KA BYTHE RAMA TE BLLOKOJE SHQIPERINE!!! ASKUSH NE BOTE NUK I BESON ME SATRAPIT TE SURRELIT!! NUK E HA ME ASKUSH PROPAGANDEN MASHTRUESE TE RAMES!!! AI DO TA FITONTE MANDATIN E 3-TE VETEM PO QE SE SHQIPERIA DO TE BOSHATISEJ JO VETEM NGA OPOZITA DHE ELEKTORATI GRI, POR EDHE NGA SOCIALISTET E NDERSHEM DHE KETU DO TE MBETESHIN VETEM RILINDASIT!!! KJO ESHTE E VETMJA MUNDESI!!! POR ESHTE E PAMUNDUR QE TE NDODHE!!! FUNDI I SATRAPIT TE SURRELIT DHE BANDES SE TIJ NARKO-MAFIOZE TE RILINDJES PO VJEN I SIGURTE!!! POPULLI SHQIPTAR NUK GENJEHET MË ME NJE THES ME MIELL DHE USHQIME APO ME 50 MIJE LEKE TE VJETRA!! PO E NDJEN ÇDO DITE SE SA PO VUAN NGA SATRAPI I SURRELIT DHE BANDA E TIJ!!!

Shto koment

Denonco