Dyshime se falsifikoi dokumentet, kallëzohet në SPAK një tjetër komisionere e KPK

Dyshime se falsifikoi dokumentet, kallëzohet në SPAK një tjetër komisionere e KPK

20:48, 01/06/2020
A+ Aa A-

Sot është depozituar një tjetër kallëzim në SPAK për një komisionere të KPK .

Alma Fasko është kallëzuar si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të Dokumentave “ parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal. Kallëzuesja një ish-gjyqtare ka kërkuar njëkohësisht dhe pezullimin e Alma Faskos nga detyra si Komisionere nga KPK.

Sic edhe kemi shkruar më parë kjo anëtare e KPK sipas shkresës nr. 2056/1 prot dt. 07.05.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor rezulton të jetë shkarkuar nga KLD me vendimin nr.08.dt. 23.08.1996. Ajo është ish-Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë  zj. Alma Vokopola(Faskaj).

Referuar kësaj shkrese është bërë dhe kallëzimi për këtë komisionere të vettingut. Duket se rrethanat e emërimit të saj në detyre me këtë masë të rëndë disiplinore janë bërë shkak dhe i dyshimeve të forta që kjo shteatse jo vetëm e ka marrë në kundërshtim me ligjin dhe kriteret e parashikuara në kushtetutë këtë detyrë, por dhe ka paraqitur rrethana të pasakta duke fshehur këtë fakt. Masa e shkarkimit nga detyra nuk shuhet dhe nuk fshihet.(neni 150 i ligjit nr.96/2016 “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”).

Pra, kallëzimi i bërë sot për këtë shtetase me funksion komisionere pranë KPK sjell dhe njëherë në vëmendje të publikut mënyrën se si janë zbatuar kriteret e parashikuara në Kushtetutë e ligj për emërimet në organet e reja të drejtësisë.

Tani fjalën e ka SPAKU, të na informojë në lidhje me ecurinë e hetimeve të këtij kallëzimi. E presim me padurim të inagurojë dhe logon e re SPAKU me njoftimin se si do jetë fati i këtij kallëzimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shtetrrumpalle 01/06/2020 22:41

Ambasadoret te shohin drejtesine në vendet e tyre, pastaj te vijne te japin urdhera kendej, se na jane bere me keq se kryeminister e president.

Shqiptari01/06/2020 21:31

PO Ç'MUT REFORME NE DREJTESI NA QENKA BERE TEK NE???!!!! PO KETA TE KPK NA DOLEN TE GJITHA MASHTRUES, FALSIFIKATORE DHE MASKARESHA E MASKARENJ!!!! I GJITHE PROCESI I KPK DUHET TE ZHBEHET DHE TE RIBEHET NGA FILLIMI!!! SI KA MUNDESI QE ONM HESHT PER KETE DESHTIM DHE TALLJE SPEKTAKOLARE TE REFORMES NE DREJTESI!!!???? O TE DHJEFSHA MU NE ONM DHE MU NE KPK!!!!!

Shto koment

Denonco