Debati për Reformën Zgjedhore/ Bejtja: Pas përgjimeve të 'Bild' mazhoranca ti linte 'letër të bardhë' opozitës

Debati për Reformën Zgjedhore/ Bejtja: Pas përgjimeve të 'Bild' mazhoranca ti linte 'letër të bardhë' opozitës

19:24, 01/06/2020
A+ Aa A-

Për të diskutuar dështimin e djeshëm të tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, i ftuari i Juli Krisafit në "Ora 19" ishte drejtori i informacionit në Syri TV, Andi Bejtja.

Sipas tij, prej 30 vjetësh, sa herë ka zgjedhje lokale apo parlamentare, diskutohet kjo temë.

Bejtja shtoi se, ose merr fund këtë herë kjo histori, ose do të vazhdojë pafundësisht.

"Kemi 30 vjet që çdo 2 dhe 4 vjet diskutojmë reformën zgjedhore. Është e turpshme por në këtë rast opozita është më e priviligjuar. Pas përgjimeve të 'Bild' mazhoranca duhet ti jepte letër të bardhë opozitës e ti thoshte bëje reformën si të duash. Është skandal që edhe pas 30 vjetësh vazhdojmë me të njëjtën histori. O merr fund këtë herë ose vazhdon pafundësisht se kemi edhe integrimin përpara", tha Bejtja.

Por a mjafton Reforma Zgjedhore që të kemi zgjedhje të lira e të pakontestueshme?

"Reforma Zgjedhore nuk mjafton dhe nuk ka mjaftuar asnjëherë. Unë nuk e di kujt do ti sankohet opozita nesër pa ngritur gjykatat. Por nuk shoh rrugë trjetër për të dalë nga situata përveç zgjedhjeve të lira e të ndershme. Flitet për depolitizimin e komisioneve është fjalë e bukur në vetvete, po këtu kemi parë që edhe kjo kategori njerëzish nuk janë të depolitizuar, por janë më të këqinj! Si mund të numërojë votat drejt i Teatrit apo një mësues që mundohet për bukën e gojës? Më mirë të kthehemi te komisionet bipartizane ku secili mbron votat e veta. Është mazhoranca që duhet të tolerojë më shumë, sidomos pas zgjedhjeve të 30 qershorit ku kemi patur një raport nga OSBE ODIHR nga më të këqijtë", u shpreh analisti.

Ndryshimi i sistemit, lista të hapura apo të mbyllura?

"Sistemi nuk e sjell rotacionin. Gjermania nuk ka lista të hapura, Kosova e ka. Nuk di të dallojë cila është më e mira. Nëse ka një sensibiltet për listat e hapura, është opozita ajo që duhet ta ngrejë para mazhorancës. Nuk mendoj se, listat e hapura do të sjellin demokracinë në Shqipëri", tha Andi Bejtja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco