Meta: Lufta kundër kanabisit kusht për integrimin e vendit, çdo neglizhencë do ishte fatale

Meta: Lufta kundër kanabisit kusht për integrimin e vendit, çdo neglizhencë do ishte fatale

17:20, 01/06/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta, ndërsa ka publikuar raportin vjetor të Qendrës Europiane të Drograve që ngre shqetësimin e fortë për shtimin e kanabizimit të vend, shkruan ndër të tjera se: ‘Lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit.’

‘Përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm.

Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t'i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

Lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit.’

https://www.emcdda.europa.eu/system/files/publications/13097/EU-Drug-Markets_Covid19-impact_final.pdf

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco