Gjykata zbardh vendimin për qeverinë e re, LDK dorëzon sot në Kuvend kërkesën për seancë

Gjykata zbardh vendimin për qeverinë e re, LDK dorëzon sot në Kuvend kërkesën për seancë

15:32, 01/06/2020
A+ Aa A-

Mesditën e sotme Gjykata Kushtetuese në Kosovë e ka publikuar aktgjykimin e plotë për dekretin e Presidentit rreth mandatarit për formimin e Qeverisë. Aktgjykimi i plotë, që u mor në datë 28 maj përmban 162 faqe.

 Meqenëse ky akt është i fundit që i hap rrugën mbledhjes së seancës parlamentare për të votuar qeverinë e re, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka lajmëruar se do të dorëzojë në Kuvend që sot, kërkesën për seancën ku pritet të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin.

Ka qenë shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi që e ka konfirmuar këtë lajm për T7. Më herët LDK kishte bërë të ditur se kërkesën për seancë ku do të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin do ta dorëzojnë, sapo të publikohet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për mandatarin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco