Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Rama: Në Paris isha për vizitë informale, për Reformën Zgjedhore do presim pa folur

Rama: Në Paris isha për vizitë informale, për Reformën Zgjedhore do presim pa folur

12:25, 01/06/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama reagoi pas akuzave të opozitës për vizitën e tij në Paris.

Ai komentoi po ashtu edhe situatën e krijuar pas përfundimit të afatit për Reformën Zgjedhore.

“Unë s'jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe "shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë" ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnë ditë-natë! Pikë.

Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj! Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet,” shkruan Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku01/06/2020 13:39

Kujt i thua "vizitë informale" ti o pallosh, njëlloj si "konteksti" i atij palloshit tjetër të policisë. Për vizitë informale shko me paret e Anetës, sikurse erion fik mufka që martohet me kursimet e mamit. Ti di kryellarministër ke detyrë shtetërore e morale të japësh llogari përse shkove në Francë, me urgjencë, në mes të pandemisë, me avjon "personal" në dispozicion, paguar me paret e shqiptarëve të vjedhur e të zhytur në varfëri. Mos ndoshta shkove me taku Ikardin, si dikur Ronaldon? Përgjigju pyetjes direkte dhe mos dredho' duke shkaktuar shitstorm mbi opozitën. Sa për gazetën "Le Monde", mund ti kishe dërguar intervistë me internet. Shkuarja urgjent personalisht justifikohet me dorëzimin dorazi të "valixhes dipllomatike", sikurse veproje kur ishe kryekar bashkie, por tashmë nuk është Fatos Nano që të zbriti nga avjoni me valixhen me 5 milion dollarë brenda.

t01/06/2020 12:54

Ky plehre sa vjen e behet me keqdashes ndaj shumices se shqiptarrve,sepse nuk ndjen asnje rrezik nga kundershtaret politike

Alb001/06/2020 12:53

Pse nuk qendroi per karantine ne Paris 14 dite? Pse nuk karantinohet ne Surrel bojaxhiu sa arrati ne Tirane? Apo ligji i rrumpalles nga facebookvlen vetem per delet?

Gj 01/06/2020 12:36

Rama behet fjal

Gj 01/06/2020 12:35

Do zoti 's ju mashtron si per here.

Shto koment

Denonco