Gjata për SYRI TV: Ja pse Rama kërkon të bllokojë Reformën Zgjedhore

Gjata për SYRI TV: Ja pse Rama kërkon të bllokojë Reformën Zgjedhore

11:53, 01/06/2020
A+ Aa A-

Çlirim Gjata, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, ka dhënë një intervistë sot në Syri TV për problemet themelore që çuan deri në mbetjen pezull të Reformës Zgjedhore. Gjata akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama se po bën çmos për ta dështuar këtë reformë, sidomos për çështjen e negociatave!

“Ai po e ngec Reformën Zgjedhore edhe për një shkak tjetër madhor, edhe për faktin se po ngecën negociatat, do të thotë: “ja, për shkak të Reformës Zgjedhore!!! Fajin e kishte opozita!!! - tha Gjata.- Se kurrë nuk ka faj ai! Kurrë nuk bën vaki!

E keni dëgjuar në këto 7 vite të dalë e të marrë një përgjegjësi?! Të thotë “po, këtu u bë gabim”?! Absolutisht jo! Me dështimin e një rruge, a të një investimi… jo më te gjërat e mëdha politike! Pra, i tërë problemi është se ai do të ngecë negociatat!”

Gazetari Ermal Rizaj, që mori intervistën, e pyeti z. Gjata për pikën që nuk ranë dakord palët:  KQZ-ja dhe depolitizimi i administratës zgjedhore, çfarë çedoi në të.

Gjata, ish-kryetar i KQZ-së vite më parë, sqaroi:  “Opozita ka luajtur një rol shumë konstruktiv. I ka bërë të gjitha propozimet. Ka nxjerrë të gjitha kërkesat, ka paraqitur gjithçka për konsensus, për kompromis.

Më thoni çfarë ka paraqitur ai për konsensus? Një pikë që ia ka pranuar opozitës dhe ka thënë po, jemi dakord me të që të bëhet. Problemi është se sa herë që kemi qënë afër kompromisit, konsensusit, ai ka shkatërruar gjithçka e ju thoni... “ku qëndron problemi!”

Unë kujtoj dhe kam qenë ndër të parët ën KQZ që kam thënë se duhet bërë me nëpunës civilë, administrata zgjedhore, se ka pasur problem. Por çfarë ndodh?! Nuk janë më ato probleme që ka pasur administrata zgjedhore deri në 2007 apo deri në 2011-ën, me qendrat e votimit etj. etj. Sepse Edi Rama e spostoi problemin nga administrata - me kriminelë, tek qytetari, duke e blerë 20-30-50 mijë lekë apo euro, votën, duke shfrytëzuar votimin familjar, të emigrantëve....

Të gjitha këto nëpërmjet parasë së pistë, shantazhit, shantazhit me Polici etj. Pra, e ka spostuar problemin.

Nuk është më administrata zgjedhore aq primare sa ka qënë dikur. Ku t’i gjejmë ne ato probleme që kanë qenë! Se atëherë ankoheshe shkallë – shkallë. Por tani nuk është më problemi tek administrata zgjedhore.

Po tjetra?! Ku do të ankohesh tani?! A gjen kund ndonjë gjykatës të pavarur?! Sepse kanë shpatën e vetingut mbi kokë dhe a ka njeri që të guxojë t’i kthejë fjalën atij? Ai e di se me zgjedhje të lira e të ndershme nuk fiton kurrë, por ama fut këto: krimin e organizuar, paratë e pista, Policinë, të gjitha i përdor.”/ar.sh/SYRI.NET  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco