Reforma zgjedhore/ Ambasadori britanik: Dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin

Reforma zgjedhore/ Ambasadori britanik: Dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin

11:50, 01/06/2020
A+ Aa A-

Pas ambasadorëve të SHBA dhe BE ka reaguar edhe ambasada e Britanisë së Madhe në vendin tonë nxit palët politike të dalin mbi interesat e tyre të ngushta dhe të përmbyllin reformën zgjedhore.

Në një postim në tëitter, ambasadori Duncan Norman thotë se Këshilli Politik u krijua për të sjellë në Shqipëri një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it.

Ndaj, thekson ai, sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të cuar vendin përpara.

Reforma zgjedhore duket se ka mbetur ende në udhëkryq, me palët që fajësojnë njëra-tjetërn për mospërmbylljen e procesit brenda afatit që ato vetë kishin vendosur. 

Edhe mbledhja e të dielës që përfundoi në mbrëmje, la gjithshka pezull, me gjithë ndërhyrjen e një përfaqësuesi të ambasadës amerikane, i cili fillimisht u takua me përfaqësuesin socialist Damian Gjiknuri dhe atë demokrat Oerd Bylykbashi, për t’u ulur më pas dhe me dy anëtarët e tjerë të Këshillit politik, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco