Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Dështimi i Reformës, Soreca kujton negociatat: Marrëveshja është e mundur, të përfundohet tani!

Dështimi i Reformës, Soreca kujton negociatat: Marrëveshja është e mundur, të përfundohet tani!

11:29, 01/06/2020
A+ Aa A-

Luigi Soreca, ambasadori i BE, ka reaguar pas dështimit të Reformës Zgjedhore në Shqipëri, arritjes së një konsensusi midis palëve që u ulën në tryezën e Këshillit Politik. Soreca ka theksuar se  “marrëveshja është e mundur dhe duhet të përfundohet” duke u kujtuar palëve se është domosdoshmëri për të filluar sa më shpejt negociatat e pranimit të vendit në BE.

“Reforma zgjedhore plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE/  ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara drejt integrimit, - shkroi Soreca në Twitter.

“Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të përfundohet tani, - ka theksuar ambasadori, -  për të filluar negociatat e pranimit sa më shpejt të jetë e mundur.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco