Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Negociatat për Reforma Zgjedhore/ Si e refuzoi PS paktin

Negociatat për Reforma Zgjedhore/ Si e refuzoi PS paktin

10:50, 01/06/2020
A+ Aa A-

Këshilli politik i Reformës Zgjedhore, me përfaqësues nga të gjitha palët politike, dështoi që të përfundonte brenda afatit, të cilin vetë e kishin caktuar, draftin konsensual të Reformës Zgjedhore.

Identifikimi biometrik, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor ishin tri pikat e nxehta

Teksa afati i caktuar nga vetë partitë për të përfunduar Reforma Zgjedhore po skadonte dhe palët dukeshin shumë larg konsensusit, ambasada e SHBA-ve, e cila ka qenë shumë aktive për përmbylljen e reformës, u investua edhe mbrëmjen e së dielës për të bashkuar palët. Një përfaqësues i selisë diplomatike të SHBA mbërriti dje në mbledhjen e këshillit politik dhe u takua fillimisht tek e tek me përfaqësuesit politikë.

Në fillim me z. Gjiknuri, më pas me dy përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, z.Bylykbashi e Vasili e më pas me znj. Hajdari. Pas takimit tek e tek, negociatori i ambasadës së SHBA zhvilloi një takim të përbashkët me përfaqësuesit politikë. Pas takimeve mësohet se maxhoranca ka dakordësuar implementimin në 100% të Shqipërisë me identifikimin biometrik. Ndërkohë, për administratën zgjedhore, është diskutuar një formulë mikse.

Por edhe pse marrëveshja ishte shumë pran, PS u tërhoq. Në mbrëmje pati raportime se Gjiknuri po tentonte të lidhej me kryeministrin Edi Rama, që ndodhej në Paris, por në pamundësi, mbrëmja u mbyll pa produkt.

Burimet i thanë Syrit se kryeministri Edi Rama ka pranuar fillimisht marrëveshjen, por më pas është tërhequr. Tani ngelet të shihet se a do vijojnë negociatat, apo PS do bëjë atë që kishte paralajmëruar edhe Zëri i Amerikës: Të miratojë në mënyrë të njëanshme reformën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

G.Soros01/06/2020 11:41

Pakt leshi! Teater i PD-PS-LSI! Kaq nuk kuptoni o njerez?! Nuk u tha 1 llaf per ndryshimin e sistemit zgjedhor! E cfare pritet nga keto banda?!

Shto koment

Denonco