Reforma Zgjedhore/ Rama tërhiqet nga marrëveshja e arritur mbrëmë

Reforma Zgjedhore/ Rama tërhiqet nga marrëveshja e arritur mbrëmë

23:35, 31/05/2020

Pavarësisht se ndërkombëtarët në Tiranë dukeshin optimistë se do arrihej një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, tryeza e sotme në afatin fundor nuk prodhoi marrëveshje.

Burimet thonë se Edi Rama është tërhequr nga marrëveshja e arritur mbrëmë në orën 2 të natës.

Premtimi ishte bërë para përfaqësuesve amerikanë dhe britanikë.

Rama kishte premtuar dakordësi për identifikimin biometrik dhe praninë e katër vëzhguesve politikë në çdo komision.

Por teksa Rama ka udhëtuar drejt Francës, marrëveshja ka rënë. Përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri ka tentuar ta kontaktojë, por la dalë duarbosh.

Tani pritet se si do shkojë fati i Reformës Zgjedhore. Palët do të vazhdojnë sërish, ndërsa ka sinjale se do tentohet sërish konsensusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gimi 01/06/2020 08:58

E dihej si do përfudonte.Me Ramën që nuk ka as më të paktën minimumin e vullnetit?Ai mendon si ta shkatëroj Shqipërinë dhe ta mbajë larg Europës.Antishqipëtar.Nuk e di a e kanë kuptuar shqipëtarët këtë gjë????

Asi01/06/2020 05:12

Terheqja ngre dyshime se vajtja ne France nuk lidhet me intervisten ne Le Monde, e cila eshte publikuar per te fshehur te verteten e shkuarjes ne France qe mund te jete nje takim me miqte e tij sorosiane per tu keshilluar si te veproje me reformen zgjedhore nga presioni amerikano britanik.

Shqiptari01/06/2020 00:35

FAZA E PARA, BAZAMENTI, THEMELI DHE MURET E REFORMES ZGJEDHORE ESHTE NDRYSHIMI I SISTEMIT AKTUAL ZGJEDHOR. PO NUK NDRYSHOI SISTEMI AKTUAL ZGJEDHOR TE GJITHA JANE ZERO, PEHLIVANLLEQE POLITIKE DHE PERJETESIM PUSHTETI! I VETMI SISTEM ZGJEDHOR QE E CLIRON SHQIPERINE NGA KTHETRAT E POLITIKANE VE MAFIOZE, KRIMINELE DHE TE KORRUPTUAR, ESHTE SISTEMI ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!!! KETE E DI DHE E KUPTON EDHE ME IDIOTI NE SHQIPERI!!! NESE KETA NUK E BEJNE JANE KRIMINELE DHE MASKARENJ!!! RUDINA HAJDARI KA SHUME TE DREJTE: RAMA DHE BASHA KANE RENE DAKORD PER TE MOS E NDRYSHUAR SISTEMIN ZGJEDHOR!!! NESE BASHA NUK KERKON KETE NDRYSHIM TE SISTEMIT, KOT QE BREDH DHE PELLET ME DY GISHTA PERPJETE FSHAT ME FSHAT DHE QYTET ME QYTET SEPSE NUK E VOTON ASKUSH!!!!

Shqiptari01/06/2020 00:07

AJO DIHET QE KONSENSUS NUK KA DHE NUK DO TE KETE KURRE PER SA KOHE REFORMEN NE DREJTESI E KANE NE DORE POLITIKANET!!! ATE QE KERKON NJERI E RREZON TJETRI DHE ANASJELLTAS DUKE KRIJUAR NJER RRETH VICIOZ ME QELLIMIN E VETEM MOS VENDOSJEN E SISTEMIT ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!!! KY ESHTE I GJITHE QELLIMI PER "MOSARRITJEN E DAKORDESISE" NGA PERFAQESUESIT POLITIK! KJO ESHTE LOJE E NJOHUR E POLITIKANEVE TANE "ARMIQ" ME NJERI TJETRIN!!! REFORMEN ZGJEDHORE DUHET TA MARRIN NE DORE NJE KOMISION I EKSPERTEVE LIGJORE TE PERBASHKET AD-HOCK NGA SHBA, BE DHE OSBE/ODIHR SOT POLITIKANET SHQIPTARE DHE ORTAKET E TYRE MATRAPAZE DHE TE KORRUPUAR NDERKOMBETARE E KANE TMERR VENDOSJEN E SISTEMIT ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!!! E KANE TMERR ARDHJEN E DEMOKRACISE SE VERTETE DHE TE SHTETIT LIGJOR. SIDOMOS PAS ARRESTIMIT TE KRYEMINISTRIT TE BOSNJE-HERCZEGOVINES!!! BE ESHTE THJESHT NJE ENDERR NE DIELL!!!

Shto koment

Denonco