Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: I kemi votat në Kuvend për t'i votuar të vetëm

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: I kemi votat në Kuvend për t'i votuar të vetëm

23:19, 31/05/2020
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri është shprehur se qeveria ka pranuar shumë kërkesa të opozitës, por shkak për mosarritjen e një marrëveshje janë bërë kërkesat e minutave të fundit të opozitës.

Sipas tij, para mbledhjes ka pasur një draft drejt mbylljes, por se opozita është tërhequr nga kërkesat e saj, duke hedhur në tryezë propozime të tjera.

"Të gjithë çështjet që kanë pasur problematikë dhe jemi munduar të adresojmë dhe një pjesë të mirë të kërkesave të opozitës, kemi gati një produkt të përfunduar me rekomandimet e OSBE/ ODIRH dhe të opozitës, por nuk mundet që pasi biem dakord dhe reflektojmë një pjesë të mirë të kushteve të opozitës, të fillohet të cedohet dhe të dilet me kërkesa të reja, nuk e humbi qetësinë. Nëse do të informojë Kuvendin, dyert dhe dritaret e komunikimit janë të hapura për të mbyllur edhe ato pak gjëra. Ne kemi adresuar edhe kërkesat më serioze, që quheshin parakushte të opozitës. Nuk më pëlqen diplomacia e megafonit, edhe kushtet e domosdoshme të tyre do i marrim parasysh që të adresohen rekomandimet e ODIHR. Miqtë ndërkombëtarë kanë inkurajuar dialogun. Ne kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë shqiptare nuk i ka menduar ndonjëherë në Shqipëri. Do ta shikoni vetë dhe do të habiteni kur të dëgjoni që një pjesë e mirë të kërkesave janë adresuar, por paktet duhet të jetë e plotë që ne të adresojmë problemet e tyre, dhe t'i të mos heqësh dorë nga kërkesat absurde. Komisionarët do zgjidhen me short. Ne jemi të hapur për të gjitha llojet e takimit dhe ne do të vazhdojmë punën, opozita është në të mirën e tyre që të na bashkëngjitet. Parlamenti është legjitim, i ka votat. Nuk do vetting te zgjedhjet, s'ka asnjë argument logjik. Nëse realizohet 100% identifikimi biometrik është dakord", u shpreh ndër të tjera Damian Gjiknuri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi01/06/2020 04:53

Pushka top or trim... Siç i keni bo vetem me hajdaret e parllamentos, votojeni dhe kte... Po po ndodhi qe ky komb gjytrym e dyrdyl zgjohet, egersohet dhe vendos t’ju terheqi zvarre, mos thoni s’na paralajmerut masanej...vazhdoni me kujtim gjuzin

Shqiptari01/06/2020 00:08

DAMIAN GJIKNURI DUHEJ TE ISHTE NE BURG, SI HAJDUT VOTASH!!! AJO DIHET QE KONSENSUS NUK KA DHE NUK DO TE KETE KURRE PER SA KOHE REFORMEN NE DREJTESI E KANE NE DORE POLITIKANET!!! ATE QE KERKON NJERI E RREZON TJETRI DHE ANASJELLTAS DUKE KRIJUAR NJER RRETH VICIOZ ME QELLIMIN E VETEM MOS VENDOSJEN E SISTEMIT ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!!! KY ESHTE I GJITHE QELLIMI PER "MOSARRITJEN E DAKORDESISE" NGA PERFAQESUESIT POLITIK! KJO ESHTE LOJE E NJOHUR E POLITIKANEVE TANE "ARMIQ" ME NJERI TJETRIN!!! REFORMEN ZGJEDHORE DUHET TA MARRIN NE DORE NJE KOMISION I EKSPERTEVE LIGJORE TE PERBASHKET AD-HOCK NGA SHBA, BE DHE OSBE/ODIHR SOT POLITIKANET SHQIPTARE DHE ORTAKET E TYRE MATRAPAZE DHE TE KORRUPUAR NDERKOMBETARE E KANE TMERR VENDOSJEN E SISTEMIT ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!!! E KANE TMERR ARDHJEN E DEMOKRACISE SE VERTETE DHE TE SHTETIT LIGJOR. SIDOMOS PAS ARRESTIMIT TE KRYEMINISTRIT TE BOSNJE-HERCZEGOVINES!!! BE ESHTE THJESHT NJE ENDERR NE DIELL!!!

Shto koment

Denonco