PS refuzon marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, ja arsyeja

PS refuzon marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, ja arsyeja

23:08, 31/05/2020
A+ Aa A-

Bisedimet në Këshillin Politik janë bllokuar tek çështja e administrimit zgjedhor. Mësohet se, PS nuk pranon variantin e kompromisit të ofruar në tryezë për të depolitizuar administratën zgjedhore, duke mos u tërhequr nga varianti i saj i parë.

Kjo është arsyeja përse në mbledhjen e Këshillit Politik ka shkuar edhe një përfaqësues i ambasadës së SHBA, e cila, siç citojnë burime të mirëinformuara, mbështet variantin e kompromisit.

Varianti i kompromisit që refuzon PS

Në variantin e mbështetur nga PS, komisionet zgjedhore nuk janë më të përbëra nga përfaqësues të partive politike. Por në kushtet kur mungojnë shumë garanci për stnadardet e zgjedhjeve, duke nisur qe nga identifikimi biometrik, votimi dhe nunërimi elektronik në të gjithë vendin, opozita ka shtuar një garanci më shumë. Partitë politike të kenë përfaqësi të barabartë në komisionet e depolitizuara me statusin e vëshguesit, pa të drejtë vendimarrje. Opozita propozon që aplikimi i kësaj formule të re të jetë i lidhur me futjen e teknologjisë në zgjedhje.Për partnerët ky është një propozim i mirë kompromisi dhe e kanë mbështetur atë, por PS po refuzon ta pranojë.

Kohë shtesë për bisedime

Refuzimi i PS për të pranuar një variant të dakortësuar nga të gjithë, që nuk cënon thelbin e depolitizimit të komisioneve, ka çuar në ndërhyrjen e ambasadës së SHBA.

Burime nga PD bëjnë me dije se, opozita e gatshme të çojë diskutimet për reformën zgjedhore përtej 31 majit, me shpresën se në kohën shtesë PS do të bindet të zhbllokojë procesin, duke çuar përpara reformën zgjedhore dhe përmbylljen pa vonesa të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari01/06/2020 00:13

AJO DIHET QE KONSENSUS NUK KA DHE NUK DO TE KETE KURRE PER SA KOHE REFORMEN NE DREJTESI E KANE NE DORE POLITIKANET!!! ATE QE KERKON NJERI E RREZON TJETRI DHE ANASJELLTAS DUKE KRIJUAR NJER RRETH VICIOZ ME QELLIMIN E VETEM MOS VENDOSJEN E SISTEMIT ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!!! KY ESHTE I GJITHE QELLIMI PER "MOSARRITJEN E DAKORDESISE" NGA PERFAQESUESIT POLITIK! KJO ESHTE LOJE E NJOHUR E POLITIKANEVE TANE "ARMIQ" ME NJERI TJETRIN!!! REFORMEN ZGJEDHORE DUHET TA MARRIN NE DORE NJE KOMISION I EKSPERTEVE LIGJORE TE PERBASHKET AD-HOCK NGA SHBA, BE DHE OSBE/ODIHR SOT POLITIKANET SHQIPTARE DHE ORTAKET E TYRE MATRAPAZE DHE TE KORRUPUAR NDERKOMBETARE E KANE TMERR VENDOSJEN E SISTEMIT ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!!! E KANE TMERR ARDHJEN E DEMOKRACISE SE VERTETE DHE TE SHTETIT LIGJOR. SIDOMOS PAS ARRESTIMIT TE KRYEMINISTRIT TE BOSNJE-HERCZEGOVINES!!! BE ESHTE THJESHT NJE ENDERR NE DIELL!!!

Shto koment

Denonco