Tryeza përfundon pa marrëveshje/ Vasili: PS po pret të dalë nga gjumi parizien

Tryeza përfundon pa marrëveshje/ Vasili: PS po pret të dalë nga gjumi parizien

23:02, 31/05/2020
A+ Aa A-

Pas tryezës për Reformën Zgjedhore, në një prononcim për mediat, nënkryetari i LSI dhe përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, Petrit Vasili është shprehur se, opozita nuk do jepte asgjë në këmbim të identifikimit biometrik duke lënë të kuptohet se ajo është pika kryesore që do në Reformën Zgjedhore.

Sipas tij, nuk mund të ketë pazare kur bëhet fjalë për votën.

"Kjo nuk është çështje pazaresh politike, këtu bëhet fjalë për votën. Kjo të thotë që rritet garancia, jo jo rënie të garancisë. PS mund të ketë vështirësi sepse duhet të dalë nga gjumi parizion kryeministri, që nuk është i shqetësuar për zgjedhjet se ka qëllim zgjedhjet që i vjedh vetë ose konsensusin që e shkatërron. Propozimet i japin fund manipulimit me votën e shqiptarëve. Ky është një qëndrim parimor që s'ka arsye se përse të negociohet dhe kështu ne plotësojmë një kusht të BE-së, nga 5 kushte që 2016, ka 3 kushte që lidhen me zgjedhjet ku shkaktari kryesor është Edi Rama", tha Vasili.

"PS po pret të dalë nga gjumi parizien. Shkaktari i vetëm. Në rast se pranuam që të ecim drejt një depolitizimi të komisioneve të administrimit zgjedhor, mund të hidhej në këmbim të identifikimit biometric, pa një garanci të tillë s’mund të ecet në elemetë të tjera", shtoi më tej nënkryetari i LSI. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari01/06/2020 00:14

AJO DIHET QE KONSENSUS NUK KA DHE NUK DO TE KETE KURRE PER SA KOHE REFORMEN NE DREJTESI E KANE NE DORE POLITIKANET!!! ATE QE KERKON NJERI E RREZON TJETRI DHE ANASJELLTAS DUKE KRIJUAR NJER RRETH VICIOZ ME QELLIMIN E VETEM MOS VENDOSJEN E SISTEMIT ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!!! KY ESHTE I GJITHE QELLIMI PER "MOSARRITJEN E DAKORDESISE" NGA PERFAQESUESIT POLITIK! KJO ESHTE LOJE E NJOHUR E POLITIKANEVE TANE "ARMIQ" ME NJERI TJETRIN!!! REFORMEN ZGJEDHORE DUHET TA MARRIN NE DORE NJE KOMISION I EKSPERTEVE LIGJORE TE PERBASHKET AD-HOCK NGA SHBA, BE DHE OSBE/ODIHR SOT POLITIKANET SHQIPTARE DHE ORTAKET E TYRE MATRAPAZE DHE TE KORRUPUAR NDERKOMBETARE E KANE TMERR VENDOSJEN E SISTEMIT ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!!! E KANE TMERR ARDHJEN E DEMOKRACISE SE VERTETE DHE TE SHTETIT LIGJOR. SIDOMOS PAS ARRESTIMIT TE KRYEMINISTRIT TE BOSNJE-HERCZEGOVINES!!! BE ESHTE THJESHT NJE ENDERR NE DIELL!!!

Ceni31/05/2020 23:34

Qe kur p.somes vuni hajdutin e votave qelbesiren gjikurva opozita duhet ti bojkotonte keto takime

Shto koment

Denonco