Nuk ka marrëveshje as sot/ Bylykbashi: Ishim gati për konsensus, PS nuk hiqte dorë...

Nuk ka marrëveshje as sot/ Bylykbashi: Ishim gati për konsensus, PS nuk hiqte dorë...

22:56, 31/05/2020

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka thënë, në një deklaratë për mediat pas tryezës që zgjati mbi 3 orë, u shpreh se, sot marrëveshja nuk u arrit pasi PS nuk hiqte dorë nga privilegjet kurse opozita ishte gati për konsesus.

”Ofruam konsensus për çështjet e rëndësishme. PS nuk ishte gati. Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptarë dhe për një process zgjedhor që krijon legjitimitet për të gjithë aktorë,t. Do të vijojmë punën për konsensusin dhe presim nga PS të jetë gati PS do të mbajë privilegjet dhe të kapë komisionet apo KQZ. Boshllëqet që ata duan të lënë janë të mëdha. Falenderoj kontributin të partnerëve ndërkombëtare në përpjekjet për të gjetur kompromis, kemi bërë koncesionet tona por PS nuk hiqte dorë nga privilegjet e qeverisë mbi procesin zgjedhor, pikërisht e keni parë edhe vjet.

Kështu që t’ia lëmë të gjejmë zgjidhje me kompromis asnjë nga garanci. Le t’I lëmë PS kohë të kuptojë se KQZ nuk do jetë ai institucion që është pronë e saj. Jemi para një modeli të ri, por nuk mund të jetë pronë e PS. Le të kuptojë që procesi i administratës, ngritja e një administrate që garanton depolitizmin nuk mund të jetë falco, komisionerë të maskuar.

Janë të ndërlidhura ccështjet, biometrika e lidhur me administratën, por edhe thelbësisht që KQZ s’mund të jetë pronë. Jo vetëm këto shtylla janë të zgjidhura kompromisi do arrihet shumë shpejt", tha Bylykbashi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari01/06/2020 00:09

AJO DIHET QE KONSENSUS NUK KA DHE NUK DO TE KETE KURRE PER SA KOHE REFORMEN NE DREJTESI E KANE NE DORE POLITIKANET!!! ATE QE KERKON NJERI E RREZON TJETRI DHE ANASJELLTAS DUKE KRIJUAR NJER RRETH VICIOZ ME QELLIMIN E VETEM MOS VENDOSJEN E SISTEMIT ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!!! KY ESHTE I GJITHE QELLIMI PER "MOSARRITJEN E DAKORDESISE" NGA PERFAQESUESIT POLITIK! KJO ESHTE LOJE E NJOHUR E POLITIKANEVE TANE "ARMIQ" ME NJERI TJETRIN!!! REFORMEN ZGJEDHORE DUHET TA MARRIN NE DORE NJE KOMISION I EKSPERTEVE LIGJORE TE PERBASHKET AD-HOCK NGA SHBA, BE DHE OSBE/ODIHR SOT POLITIKANET SHQIPTARE DHE ORTAKET E TYRE MATRAPAZE DHE TE KORRUPUAR NDERKOMBETARE E KANE TMERR VENDOSJEN E SISTEMIT ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!!! E KANE TMERR ARDHJEN E DEMOKRACISE SE VERTETE DHE TE SHTETIT LIGJOR. SIDOMOS PAS ARRESTIMIT TE KRYEMINISTRIT TE BOSNJE-HERCZEGOVINES!!! BE ESHTE THJESHT NJE ENDERR NE DIELL!!!

Shto koment

Denonco