Këshilli Politik/ Përfaqësuesi i SHBA vijon takimin me Gjiknurin, Bylykbashin dhe Vasilin

Këshilli Politik/ Përfaqësuesi i SHBA vijon takimin me Gjiknurin, Bylykbashin dhe Vasilin

22:30, 31/05/2020
A+ Aa A-

Tashmë tryeza për Këshillin Politik po vijon me diskutimet me përfaqësuesin e ambasadës së SHBA i cili krahas Gjiknurit dhe Bylykbashit ka kërkuar edhe Vasilin.

Nuk dihet se çfarë po diskutohet por deri tani vetëm Rudina Hajdari nuk merr pjesë në këtë takim me përfaqësuesin e huaj.

Prej më shumë se një orë vijon ky takim teksa pritet të shihet nëse do ketë ‘tym të bardhë’ në fund të kësaj dite ose jo.

Tryeza e Këshillit Politik ka nisur që prej orës 19:00, ndërsa Opozita i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje, duke e çuar deri në fund pjesën e angazhimit të saj me reformën zgjedhore.

Pjesë e këtyre propozimeve janë edhe qeveria kujdestare për zgjedhjet dhe roli i gjykatës kushtetuese.

Diskutimi i tyre ende nuk ka nisur, por është e rëndësishme që të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco