'Ta shporrim qelbësirën'/ Berisha: Udhëtimi charter i Ramës sa ndihma ekonomike e 10 mijë qytetarëve

'Ta shporrim qelbësirën'/ Berisha: Udhëtimi charter i Ramës sa ndihma ekonomike e 10 mijë qytetarëve

22:02, 31/05/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon ashpër pas udhëtimit me charter drejt Parisit të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se kostoja e këtij udhëtimi është sa pagesa mujore e ndihmës ekonomike për 10 mijë qytetarë.

"Ta shporrim, ta shporrim, ta shporrim qelbësirën!", mbyll reagimin e tij Berisha.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit:

Nje udhetim sa pagesa mujore e ndihmes ekonomike per 10000 vete!

Miq, nje udhetim me çarter personal ne Paris i Edvin Hajdutit u ka kushtuar takspaguesve shqiptar minimalisht 100.000€. Kjo shume eshte e barabarte me pagesen mujore qe marrin si ndihme ekonomike per kafshaten e gojes 10.000 qytetare te mjere shqiptar.

Ky eshte nje akt korruptiv abuziv por dhe kriminal. Ky hajdut i pashpirt qe zhgerryhet si derr i majmur ne Sarajet e Surrelit, udheton me charter personal me parate e takspaguesve me te varfer te Europes ne nje kohe kur sot ne Shqiperi jane dhjetra mijra familje qe vuajne per buken e gojes!

Ta shporrim, ta shporrim, ta shporrim qelbesiren! sb

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco