Reciprociteti/ Osmani i përgjigjet Lajçak dhe i del në krah Kurtit

Reciprociteti/ Osmani i përgjigjet Lajçak dhe i del në krah Kurtit

21:19, 31/05/2020
A+ Aa A-

Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka repilkuar me të dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Twitter për vendosjen e reciprocitetit të Kosovës me Serbinë.

Lajçak ka thënë se ishte kundër vendosjes së reciprocitetit, ndërsa kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kishte reaguar duke thënë se vendosja e këtyre masave është e drejtë e çdo shteti sovran.

Edhe Osmani e përkrah këtë mendim të Kurtit, duke shtuar po ashtu se masa është e mbështetur në marrëveshje të arritura me herët me ndërmjetësimin e BE-së.

“Me gjithë respektin, të hedhësh poshtë parimin e reciprocitetit do të thotë të refuzosh marrëveshjet e arritura në dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Shumica e tyre i referohen CEFTA-s (e cila përfshin edhe parimet e reciprocitetit) dhe disa kërkojnë në mënyrë të qartë reciprocitetin në marrëdhëniet tregtare”, shkruan Vjosa Osmani.

Për më tepër, Osmani ka thënë se marrëveshjet i referohen masave reciproke në tregti dhe dokumente dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare, teksa i ka përkujtuar diplomatit sllovak se standardi më i rëndësishëm në tregtinë ndërkombëtare është reciprociteti.

“Ajo që po bën Kosova është pikërisht ajo që po na kërkoni: të zbatojmë marrëveshjet”, ka shkruar Osmani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons31/05/2020 22:41

Femer shum e ulet kjo osmani,duhet te kete burrerine te antaresohet tek vetevendosje te pakten.

Shto koment

Denonco