Rama e pranon udhëtimin në Paris, por nuk e thotë arsyen e punës që kishte

Rama e pranon udhëtimin në Paris, por nuk e thotë arsyen e punës që kishte

19:03, 31/05/2020
A+ Aa A-

Pas akuzave të opozitës për udhëtimin e tij në Paris duke përdorur avionin qeveritar "Air Albania", kryeministri reagoi duke pohuar gjithçka.

Përmes Twitterit të këshilltarit të tij më të afërm, Endri Fuga, shefi i qeverisë pranoi udhëtimin drejt kryeqytetit francez.

Sipas Fugës, udhëtimi bëhet për arsye pune, por pa dhënë shpjegime se për çfarë pune bëhet fjalë.

"E turpshme akuza për udhëtimin 24orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!", shkruan Fuga në reagimin e tij.

Image

Por teksa udhëtimi dhe avioni në fjalë paguhet përmes taksave të shqiptarëve, a nuk e ka për detyrë kryeministri, institucionalisht dhe moralisht, të tregojë se për çfarë pune bëhet fjalë? Për më tepër kur qytetarët e tij e kanë të ndaluar madje të lëvizin nga një qytet në tjetrin dhe kur vendi vuan pasojat ekonomiko-sociale të pandemisë.  /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Trelapsa2M31/05/2020 20:07

Lerini te ziun se eshte pikelluar nga prishja e Teatrit.Fajin e ka Luli qe nuk e mbrojti. Arsyeja e fluturimit?Njelloj si ajo e Amsterdamit ne mes te nates.E konfirmon neser ai Anglezi

Shto koment

Denonco