Me avion qeveritar për weekend në Paris/ Reagon këshilltari i Ramës

Me avion qeveritar për weekend në Paris/ Reagon këshilltari i Ramës

18:42, 31/05/2020

Endri Fuga reagon ndaj akuzave të Partisë Demokratike mbi një udhëtimi drejt Parisit të kryeministrit Edi Rama, që për PD-në kishte përdorur për arsye personale një nga avionët e kompanisë Air Albania.

 

Sipas këshilltarit të kryeministrit, akuza e hedhur nga sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi është “ e turpshme, avioni përdorët vetëm për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me Air Albania pa qëllim fitimi”.

"E turpshme akuza për udhëtimin 24orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!", shkruan Fuga në reagimin e tij në Twitter.

Image

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi akuzoi kryeministrin se, në një kohë kur vendi vuan pasojat ekonomike të pandemisë, ai përdor avionin qeveritar për të kaluar fundjavën në Paris.

https://www.syri.net/politike/343639/vendi-i-mberthyer-nga-kriza-rama-kalon-fundjaven-ne-paris/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Trelapsa2M31/05/2020 19:55

Mbase AirAlbania nuk ben fitim,por Qeveria e Shqipareve duhet te paguaje koston. €100000?Mbase 99500

Titi31/05/2020 19:52

Ore fugac! Ç' kujton ti o kellire se te besojne shqiptaret ate qe ti vjell, o mut!

Shto koment

Denonco