Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

PDIU: Kërkohet Ramavirusi

PDIU: Kërkohet Ramavirusi

16:45, 31/05/2020
A+ Aa A-

Pas Gazment Bardhit, edhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet reagon pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të kaluar fundjavën në Paris.

Sipas PDIU, në kulmin e pandemisë dhe pasi i kërkoi shqiptarëve të mbylleshin në shtëpi, Rama përdor avionin qeveritar për weekend në kryeqytetin francez.

"Në kulmin e Pandemisë, pasi i kërkoi shqiptarëve të linin makinat e të kufizonin lëvizjen, pasi i kërkoi njerëzve të mbylleshin në shtëpi, Ramavirusi merr avionin qeveritar dhuratë e shkon për weekend në Paris.

Ditën kur shqiptarët luftojnë për mbijetesë, ky autokrat i plakur e i lodhur sillet jo si kryeministër i një republike në Kontinentin Europian po si Sulltani i Bruneit, duke shijuar luksin qeveritar nëë ditën më të zezë të shqiptarëve.

Duhet ti bëjmë me dije që do bëjë mirë të mos ulet më në aeroportin e vendit të tij, që e vodhi dhe e varfëroi, sepse ka tejkaluar çdo normë sjellje normale të një vendi të cilin ai vete e shpalli në gjendje lufte.  Sot ai është vetëm një autokrat në ikje ndërsa Shqipëria nuk mund të jetë kurrsesi oborri i varfëruar i këtij abuzuesi", thuhet në reagimin e PDIU.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 31/05/2020 16:50

Rama shetit me taksat tona me avion NE na thot rrini brenda, i qifsha robt ku i ka plehra hajduti,krimineli,..

Shto koment

Denonco