VIDEO/ PD dorëzon nesër kallëzimin penal: Drejtësia për Teatrin, provë për SPAK

VIDEO/ PD dorëzon nesër kallëzimin penal: Drejtësia për Teatrin, provë për SPAK

14:06, 31/05/2020
A+ Aa A-

Pas dhunës dhe shembjes së paligjshme të Teatrit nuk ka asnjë përgjegjës para drejtesisë.

Partia Demokratike do të dorëzojë nesër kallëzim penal për Teatrin, duke e cilësuar drejtësinë për këtë çështje provë për SPAK.

Sekretari i Partisë Demokratike për Çështjet ligjore Çlirim Gjata tha sot se sot bëhen dy javë nga akti i paprecedentë për shembjen me dhunë të Teatrit Kombëtar, një akt që për nga barbaria dhe forca e dhunës shokoi shqiptarët pa dallime partiake dhe solli reagimet më të ashpra nga institucionet dhe mediat europiane.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR ÇËSHTJET LIGJIRE, ÇLIRIM GJATA.

Sot bëhen dy javë nga akti i paprecedentë për shembjen me dhunë të Teatrit Kombëtar, një akt që për nga barbaria dhe forca e dhunës shokoi shqiptarët pa dallime partiake dhe solli reagimet më të ashpra nga institucionet dhe mediat europiane.

Për këtë krim nuk ka asnjë përgjegjës përpara drejtesisë, as për dhunën e ushtruar, as për aktin e paligjshëm të shembjes së Teatrit.

Të gjithë pamë sesi qindra forca  policore, të pajisur me mjete të operacioneve anti-terror, me armë të rënda zjarri, dhunuan mbrojtësit paqësorë të teatrit, artistët, aktivistët e shoqërisë civile, qytetarët, përfaqësuesit e opozitës së dhe gazetarët që po raportonin shembjen e paligjshme të veprës së shpallur si trashëgimi e kulturës europiane.

Të gjitha  këto janë të provuara me filmime, ku duken policët me helmeta të zeza që parakalojnë me automatikë, madje deri dhe brenda sallës së teatrit, duke nxjerrë jashtë artistët dhe qytetarët me forcën e tytave të armëve të zjarrit.

Akti i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar është sa i paligjshëm dhe anikushtetues, aq dhe kriminal dhe antikombëtar. Ky akt i shëmtuar ngrihet kundër trashëgimisë tonë kombëtare, kujtesës historike, kulturës dhe artit shqiptar, por edhe kundër trashëgimisë historike europiane, duke i vënë kështu Shqipërisë një njollë të rëndë në marrëdhëniet me Europën.

Gazetat më të mëdha europiane e cilësuan shembjen e teatrit për llogari të ndërtimit të disa kullave me para të pista,  një akt barbar, një operacion të tipit naziskin hitlerian, një veprim që synon vendosjen e një regjimi autoritarist të Edi Ramës, artistit të dalë boje që vendos interesat e tij financiarë mbi interesin e qytetarëve.

Për këtë akt të paprecedentë dhune nuk ka asnjë veprim nga Prokuroria. Viktimat e drejtpërdrejta të dhunës, përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin, kanë depozituar një kallëzim penal dhe SPAK duhet të veprojë pa humbur kohë.

Krimi i kryer është parë prej të gjithëve. Mjafton të ketë vullnet për të bërë drejtësi dhe përgjegjësit është e thjeshtë për t’i gjetur. Ata kanë dalë tani me zë dhe me figurë në mbrojtje të dhunës policore, duke nisur me Edi Ramen, me Sandër Lleshajn, me Ardi Veliun, me Erion Veliajn dhe shërbëtorët e tyre në krim.

Prokuroria duhet të kishte vepruar për arrestimin e të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin me shembjen e Teatrit Kombëtar më 17 Maj.

Duke qenë se Prokuroria nuk ka sy të shohë vetë krimet e Edi Ramës, Partia Demokratike do të depozitojë nesër një kallëzim penal për krimet e kryera tek Teatri.

Janë të paktën 9 vepra penale që janë konsumuar me shkeljen e ligjit për shembjen e Teatrit, duke nisur që nga shkatërrimi i pronës, tek shpërdorimi i detyrës apo korrupsioni i zyrtarëve. Në kallëzimin qe do të dorëzohet nesër në SPAK në krye të listës me shumë emra të zyrtarëve që duhen hetuar janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Vendosja e drejtësisë për Teatrin është një provë e rëndësishme për funksionimin për funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari31/05/2020 15:09

SHQIPERIA ESHTE RIKTHYER NE FILLIMET E VITEVE 1990!!! POLICIA E LLESHT DHE ARDI DAULLVELIUT SOT TE RREH, TE OFENDON, TE HELMON ME GAZ, NDERSA DJE POLICIA E GRAMOZ RUCIT VRAU 4 TE RINJ NE MES TE SHKODRES QE PROTESTON PA ARME, PA GURE, PA DRURE, POR VETEM ME FLAMUJT KOMBETAR DHE KERKONIN LIRINE DHE DEMOKRACINE E MUNGUAR. SOT PER IRONI DHE INJORIM TE GJAKUT TE ATYRE DJEMVE, GRAMOZ RUCI, KRYEPOLICI I FUNDIT I REGJIMIT TE DIKTATURES KOMUNISTE, ESHTE KRYEPARLAMENTARI I PARLAMENTIT DEMOKRATIK!!!! O ZOT! CFARE SHQIPERIE!!! EDHE BE KA MARRE FUND!!! NUK KA ME PIKEN E AUTORITETIT NE VENDET E BALLKANIT!! SOT EDHE EDVIN KRISTAQ RAMA, SPIROPALE DHE TAULANT BALLA TALLEN ME PERSONALITET E BE E OSBE DHE U NXJERRIN GJUHEN, PASI ATA TANI JANE RROGETARET E TYRE!!! CDO VEND I BOTES, SIDOMOS VENDET E BE, KANE NEVOJE PER RESTART!!! BE DUHET TE SHPERBEHET URGJENTISHT PASI NUK FUNKSIONON ME DHE NUK ESHTE ME ASPIRATE DEMOKRATIKE DHE EKONOMIKE SIC KA QENE NE FILLIMET E SAJ DHE DERI NE 1990!!! BE ESHTE LARGUAR 70% NGA PARIMET MBI TE CILAT U KRIJUA!! JANE ANTARESUAR VENDE PA DEMOKRACI APO ME GJYSEM DEMOKRACI, SHTETE ME NIVELE EKONOMIKE SHUME LARG NIVELIT TE BE, SHTETE AUTORITARE DHE DERI ME REGJIME MONISTO-KUMUNISTE-TOTALITARISTE, KU VENDET TIPIKE JANE SHQIPERIA DHE SERBIA!!! VENDET E BE KANE NEVOJE PER NJE SELF-ASSESSMENT!!! BE NUK ESHTE ME NJE ASPIRATE DHE OBJEKTIV PER VENDET ISH-KOMUNISTE!!! MISIONARET E BE DHE OSBE PO I SHERBEJNE REGJIMEVE, QEVERIVE TE KORRUPTUARA DHE JO ME ASPIRATEVE DEMOKRATIKE TE POPULLIT!!! MISIONARET DHE AMBASADORET E BE, SHBA DHE OSBE JANE BERE MJAFT TE KORRUPTUAR DHE SHUME QESHARAKE DHE PA PIKEN E AUTORITETIT NE SYTE E POPULLIT. ATA SOT POPULLI I SHIKON VETEM SI BASHKEPUNETORE, AVOKATE DHE ORTAKE TE QEVERIVE TE KORRUPTUARA!!! SOT POLITIKANET SHQIPTARE DHE ORTAKET E TYRE MATRAPAZE DHE TE KORRUPUAR NDERKOMBETARE E KANE TMERR VENDOSJEN E SISTEMIT ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!!! E KANE TMERR ARDHJEN E DEMOKRACISE SE VERTETE DHE TE SHTETIT LIGJOR. SIDOMOS PAS ARRESTIMIT TE KRYEMINISTRIT TE BOSNJE-HERCZEGOVINES!!! BE ESHTE THJESHT NJE ENDERR NE DIELL!!!

Shto koment

Denonco